Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë dëshmorët e martirët e fshatit, të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës duke mos kursyer as jetën për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kësaj toke. Polaci dha bijtë më të mirë, të …
Më shumë...Jeton Syla
Vitia po shënon Ditën Botërore të Shëndetit
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, në Komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete informuese dhe shërbime falas për qytetarët kalimtarë të rastit, me qëllim të promovimit të kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve. Me këtë rast, një ekip i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)-Viti, ka …
Më shumë...Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës
Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija. Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit. Mbledhja e Kuvendit kishte …
Më shumë...Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës
Në kuadër të muajit të pastrimit me moton “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në fshatrat Burim, Astrazup, Pagarushë dhe Guriq. Ky aksion po drejtohet nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili njëherësh udhëheq edhe taskforcën komunale për mbrojtjen e …
Më shumë...U bënë Homazhe dhe u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të të rënëve të fshatit Kuqicë
Në fshatin Kuqicë të Skënderajt të hënën u mbajt aktivitetet përkujtimor në nderim të të rënëve për liri. Me këtë rast u bënë Homazhe dhe u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të të rënëve të fshatit Kuqicë. “6 Prilli na rikthen kujtimin e dhjetra të rënëve nga Kuqica, bijve që …
Më shumë...U përkujtua Masakra e Rezallës, Institucionet po i kujtojnë viktimat vetëm në kohë fushatash
Në Rezallë të Skenderajt u mbajt tubim përkujtimor kushtuar Masakrës së Rezallës, të rënëve dhe martirëve të këtij fshati. Homazhe kushtuar të rënëve kanë bërë edhe udhëheqësit e Komunës së Skenderajt të prirë nga kryetari Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu – Alija, familjarë të dëshmorëve …
Më shumë...Kryetari Kastrati ndau mirënjohje për afaristin, njëkohësisht këshilltar komunal në Grundau të Gjermanisë, Nysret Hoti
Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ndau mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëkohësisht këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e tij të veçantë në promovimin e arsimit shqip në mërgatë. Ky vlerësim u nda me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në promovimin e arsimit …
Më shumë...Në Bubavec u mbajt akademi përkujtimore për Mentor Maliq Kryeziun
Në fshatin Bubavec është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të Mentor Maliq Kryeziu, i vrarë gjatë Masakra e Kralanit. Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë, bashkëfshatarë dhe përfaqësues institucionalë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se kujtimi për viktimat e luftës është obligim i përhershëm institucional dhe …
Më shumë...Zbulohet shtatorja e Heroit të Kosovës, Mirali Sejdiu në Smirë të Vitisë
Në hyrje të fshatin Smirë të Vitisë, është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Mirali Sejdiu, në një ceremoni solemne ku morën pjesë shumë mysafirë ndër t’a kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ish presidenteja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kryetari Haliti, foli për figurën …
Më shumë...Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve, ku së bashku me Hysamedin Hoxhën ,kryetar i Bashkësisë Islame të Vitisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë uroi Pashkët. Me këtë rast, ai uroi famullitarin Don Fatmir Koliqi dhe të gjithë besimtarët, duke ju …
Më shumë...U përkujtuan dëshmorët e 5 prillit nga fshatrat Smirë dhe Lubishtë
Në përkujtim të rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999 sot në orët e paradites, përfaqësuesit e Institucioneve Komunale në krye me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe përfaqësues të subjektet politike, të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, …
Më shumë...Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë
Në kuadër të aksionit “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar dita e dytë e kësaj nisme, e cila përfshin disa qëllime: pastrimin e hapësirave përreth, largimin e mbeturinave inerte dhe, mbi të gjitha, vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Aksioni sot është zhvilluar në fshatrat Ngucat dhe Temeqinë, …
Më shumë...Kryetari Kastrati, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi
Në përvjetorin e 27 të rënies së dëshmorëve të kombit Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj si dhe Shaqir Paçarizi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Me këtë rast, kryetari Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të …
Më shumë...Kryetari Aliu ka pritur në takim Myftiun, Naim ef. Tërnava
Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në kuadër të aktiviteteve të tija ditore ka pritur në takim Myftiun e Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava. “Nder e kënaqësi e veçantë të presim sot në Ferizaj, Myftiun e Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, me të cilët …
Më shumë...Vazhdojn takimet për rregullimin e zonave kadastrale në Tërpezë dhe Sadovinë e Çerkezëve
Në kuadër të projektit për rregullimin e sipërfaqeve në zonat kadastrale Radivojcë, Sadovinë e Çerkezëve dhe Tërpezë, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kanë vazhduar takimet publike informuese me qytetarët. Takime janë mbajtur edhe në Tërpezë dhe Sadovinë, ku qytetarët janë njoftuar nga afër me qëllimin dhe rëndësinë e …
Më shumë...Homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Sherif Frangu
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë dhe të tjerë kanë bërë të premtën homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, Sherif Frangu, i cili u vra me 3 prill 1981 në Ferizaj nga forcat policore serbe gjatë demonstratave …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
