Autoritet e Kremlinit thonë se kanë përplasur njërin nga avionët luftarakë për të kapur dy bombardues amerikanë mbi Detin Baltik

Forcat ajrore ruse  kanë përplasur një nga avionët uftarakë, me qëllim për të kapur dy bombardues amerikanë mbi Detin Baltik, të cilët po i afroheshin kufirit të saj. Pasi avionët e huaj luftarakë u tërhoqën nga kufiri rus, avioni rus u kthye në aeroportin e tij, thuhet në njoftimin e Moskës. Duket se kjo strategji vjen pas lëvizjes së ushtrisë ukrainase, por edhe takimit surprizë që zyrtari serb Dodik bëri në Kremlin. Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Serbe iu ka ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë. “Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet, tha Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …