Kryetarja e Moldavisë, Maia Sandu, tha me mendjelehtësi se do të arrestojë Vladimir Putinin, nëse ai hyn në vendit të saj

Kryetarja e Moldavisë, Maia Sandu, tha do të arrestojë kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse ai hyn në territorin e vendit të saj. Republika e Moldavisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila lëshoi ​​një urdhërarrest për Vladimir Putinin për krime lufte të kryera në Ukrainë dhe nëse ai hyn në territorin e vendit tonë, do të arrestohet”, tha presidentja moldave në një bisedë me gazetarë të huaj,  Moldova. Ajo theksoi se tani për tani nuk ekziston rreziku i një pushtimi ushtarak të Moldavisë nga Rusia. Tani nuk ka rrezik për një pushtim ushtarak për Moldavinë për shkak të Ukrainës, e cila e mban ushtrinë ruse larg kufijve tanë, por ne po përballemi me përpjekje nga Rusia për ta destabilizuar atë. Fatmirësisht, institucionet tona kanë arritur të mbrojnë vendin dhe ne po bëhem më rezistent”, tha me mendjelehtësi kryetarja e Moldavisë, Sandu, e cila me deklarata të tilla të pamatura ia kalon edhe Vjosa Osmanit, që vazhdimisht i sulet Vladimir Putinit. Për dallim nga Moldavia, Kosova është më pozitë shumë më të favorshme, sepse këtu për sigurinë e vendit nga çdo intervenim i mundshëm, janë të pranishme trupat e NATO-s, qysh prej vitit 1999. Moldavia është vetëm një kafshatë krejt e vogël e Putinit, nëse ai ka në plan eskalimin në  territore të tjera përveç Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …