Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Bombardimet e NATO-s, domosdoshmëri për t’i dhënë fund regjimit të pamëshirshëm të Serbisë

Në përvjetorin e 26-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar ndërhyrjen humanitare të aleatëve të Kosovës si të domosdoshme për t’i dhënë fund një regjimi që shkaktoi vuajtje të pafundme për popullin kosovar. Hoti ka theksuar se, pas viteve të dhimbshme të dhunës dhe gjenocidit të regjimit të Serbisë, ndërhyrja e NATO-s ishte e patjetërsueshme për të mposhtur një sistem shtetëror që zbatoi pastrim etnik dhe shkatërrim të identitetit të shqiptarëve të Kosovës. Sot, pas 26 vitesh, ai kujtoi ata që humbën jetën dhe të gjithë ata që kontribuan në lirinë e Kosovës, duke shprehur mirënjohje për aleatët dhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për çlirimin e Kosovës. “Zoti i bekoftë aleatët tanë,” shkroi Hoti në postimin e tij.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …