Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, u ndërmor në një moment krize në rajon

Bardhyl Kollçaku: Ukraina po e bën luftën, por NATO-ja dhe bota demokratike po e ndihmojnë me armatim e financa

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, tha në një intervistë për Euronews Albania se armatosja e Gjermanisë dhe deklaratat e Scholz tregojnë se shumë vende skeptike, përfshirë këtu dhe Gjermaninë, kanë filluar të rishikojnë strategjitë për sigurinë e tyre pas fillimit të agresionit rus, në Ukrainë. Ai komentoi se Putin kishte tre synime, nga ku nuk arriti asnjë, duke nisur me gjunjëzimin e qeverisë demokratike të Kievit, pushtimin e Ukrainës dhe përçarjen e Aleancës. Aleanca tani është më e fortë se kurrë, më e bashkuar dhe më e zgjeruar. Jam i sigurt dhe më vjen shumë keq që koston më të madhe po e paguan populli ukrainas, forcat e armatosura të Ukrainës. Në realitet, Ukraina sot po bën luftën tonë, aleanca po e ndihmon me armatim, me financa, me çfarë mundet, gjithë bota demokratike, por koston në jetë njerëzore, në gjak dhe në sakrifica po e bën populli ukrainas, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura të saj,” – u shpreh Kollçaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …