Lulzim Basha

Basha: I falënderoj demokratët për braktisjen që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e tij nga “non grata” amerikane

Kryetari  i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha iu drejtua demokratëve përmes një interviste televizive me disa mesazhe dhe  falënderoi të gjithë ata demokratë që u distancuan, kur u bënë dëshmitarë të dhunës në protestën e thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha tha se, “mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës që u përpoq të bënte realitet atë që paralajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte”. Është koha të jemi afër njëri-tjetrit, të themi të vërtetat siç janë bazuar në fakte. I falënderoj demokratët për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga “non grata” amerikane. Falënderoj ata që u thirrën si fasadë dhe kur panë që kriminelët nisën dhunën, u distancuan. Ajo nuk është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth, do t’ia faturojë shqiptarëve. Është koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …