Baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare, në Porto Romano”, deklaron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare, në Porto Romano”, deklaron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare në Porto Romano”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë. Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe është një element sigurie për rajonin tonë, për Ballkanin perëndimor që e dimë se është një rajon që shpesh shoqërohet me tensione. Dy helikopterët e rinj janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër dua të falënderoj të gjithë banorët e zonës, për durimin që kanë treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj që shumë që baza të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuara edhe në ekonominë lokale. Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO-s me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO në Porto Romani gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht dhe së shpejti do t’i gëzohemi lajmit së shpejti të këtij plani”, tha Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …