BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dënon zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku ndërhyrjet në një shtet shumë etnik, krijojnë një precedent të rrezikshëm

BDI dënon zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku ndërhyrjet në një shtet shumë etnik krijojnë një precedent të rrezikshëm. Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë, pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike. Megjithatë, reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se “e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen”. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!.

Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën. Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike.

Për këto arsye, BDI bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Zhvillime të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë, dhe institucionet duhet të veprojnë për të garantuar respektimin e ligjit dhe vlerave të barazisë ndëretnike.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …