Bedri Halimi: Thekse nga intervistat e disa të burgosurve shqiptarë në masakrën e Dubravës (7)

Bedri Halimi: Thekse nga intervistat e disa të burgosurve shqiptarë në masakrën e Dubravës (7)

Thekse nga rrëfimet e DEFRIM RIFAJT

Më 23 maj 1998, jemi arrestuar në Prizren, unë, Nijazi Kryeziu dhe tërë grupi i studentëve, jemi arrestuar në zyrat e unionit të studentëve. Në Prizren kemi qëndruar rreth dy muaj  e gjysmë, pas gjykimit në burgun e Prizrenit, jemi transferuar më 11 shtator 1998, për në burgun e Nishit.

Jam dënuar me dy vjet e gjysmë burg, në Gjykatën e Prizrenit. Më 11 shator jemi transferuar 7 shqiptarë për në burgun e Nishit, 3 apo 4 për  në burgun e Seremit.

Më 26 prill i sjellin të burgosurit prej burgut të Seremit, po ashtu edhe më 29 prill 1999 na bien në burgun e Dubravës. Po ashtu sjellin të burgosur dhe prej krejt qendrave të Kosovës. Kur hynin forca paramilitare në autobus pyesnin se ku po i qojnë, gardianët përgjigjeshin: “Kemi detyrë të gjallë me i qua”, “Po i qojmë mish për grep”.

Për në Dubravë bartnin të burgosur tre autobus, duke udhëtua autobusi i parë ka kaluar, kurse autobusi i dytë dhe i tretë kanë mbetur, sepse është bombardua ura prej forcave të NATO-s. Të nesermen më, 30 prill arrijtëm në Dubravë, këtu qendruam deri më 19 maj. Më 19 maj gjuajti NATO në objektet e forcave serbe. Ne të burgosurit shqiptarë tentuam te thyejmë grilat për të dalur jashtë burgut. Serbët nga revolta filluan të shfryheshin, gjuanin tek ne, në kuzhinën e burgut e në të gjitha vendet e burgut të Dubravës.

Çka patë kur jeni pranuar aty?

Ka pas forca serbe dhe armatim të koncentruar rrathë e rrathë brenda mureve të burgut.

B.H. Si e bënin këta provokimin?

Me kundër ajror, me fishekzjarrë.Më, 22 maj në orët e hershme të mëngjesit janë përgatitur gjoja për transferim duke thënë se këtu nuk kemi kushte sigurie. Në mëngjes duke thirrur, pyetën a janë të gjithë? Po atë moment filloi pushkatimi me mitraloz, kallashnikovë, zolla, bomba dore, e tërë teknologjia e armatimit. Nuk dihej kush çka po bahet, gjuhej nga të gjitha anët.

Më, 23 maj na quan në sallën e sportit. Disa paramilitarë ishin me maska. Pasi na dhanë ujë, na dhanë edhe nga një cigare, filluan me na shajtë, një tjetër një civil tha me i lëshua, me dal jashtë. Na thanë organizohuni, hani. Kjo ndodhi deri më 24 maj. Më 24 maj nuk e dinim se ku po na çojnë, kishim përvojën e hidhur që na ndodhi, hipëm nëpër autobusë. Autobusi ku ishim ne kishte defekt. Mbetën rreth 250 të plagosur.  Ditën e 22-it kur u dashtë të iu ndihmonim me ndihmat tona. Kemi lënë shumë të vrarë.

Ka qenë jo normale, cc135do gjë. Me e paramendua nuk mundësh ngase as në film nuk ndodhin ato.

Ma interesant ka qenë rasti Ramadanit nga Komuna e Suharekës dhe vëllai i tij, kur vëllain e ka futur përfundi  e vet përmbi, kurse një pjesë e granatës e ka kap vëllain më të ri përfundi. Në planin për dhënien e ndihmës së parë, kemi shkua në spitalin e burgut për me i ndihmue. Kemi gjetur vetëm katër thasë me barna, me barna jo të rëndësishëm që nuk hynin shumë në punë. Ato i kemi nda, i kemi klasifikua me disa që merrnimn vesh në atë lëmi për me ju ndihmua të plagosurve. Kemi ndarë qetësues, kemi ndarë antibiotik madje së bashku me Bislim Zogajn, kemi bërë një trajtim, duke bërë një infuzion me ujë, me kripë dhe me sheqer për me ju dalur në ndihmë të plagosurve, tërë natën në pavianin “C”. Thuhet se të plagosurit janë dërgua për në burgun e Prishtinës, të gjithë janë shpërndarë nëpër burgjet e Serbisë, ku ka pas edhe disa të plagosur që edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku janë.

Rreth organizimit për të plagosurit kanë ndihmuar  Nait Hasani e disa tjerë. Gjatë masakrës të burgosurit janë strehuar afër kuzhinës ku ishin mbi 300 thasë patate dhe aty janë fshehur.Disa janë fshehur nëpër shakte (puseta). Gjatë bombardimeve ka pasur të plagosur edhe në shakte, nga ata që janë strehuar aty.

Ka pasur njerëz që kanë bërë edhe vetëvrasje nga tmerri që shifnin, nga përjetimi i rëndë ku gjatë tërë kohës thoshin se ata do të na masakrojnë, do të na vrasin dhe tani kanë bërë vetëvrasje, janë vetëvarë. Njëri nga ata që është varë ka qenë nga Ferizaji. Kur të gjithë njerëzit këqyrnin me e mbrojt kokën e vet, unë e disa tjerë kemi pas një motivim spontan për t’u ndihmuar të plagosurve, kemi qenë djem të rinj dhe nuk mendonim larg çka do të ndodhë me neve.

Mendonim se do të na vrasin të gjithve, por ne kemi vendosur që mos t’i lejojmë që ata të na masakrojnë dhe me luajt me neve, të paktën të ballafaqohemi me ta, megjithëse nuk kemi pasur asgjë si mjete mbrojtëse, përpos shipka të hekurit me të cilat mendonim që të ballafaqohemi disi, mundësi tjera për t’u mbrojtur nuk kishim….

 

 

Vazhdon…

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …