Bekim Brestovci: “Qeveria e shpresës” më zvogëlimin e numrit të studentëve në universitete publike po ua humbë shpresën të rinjve

Bekim Brestovci: Diaspora vazhdon të kontriboj për vendin, por shteti duhet ta ndërtoj e ruaj marëdhënien institucionale me të

Kandidati i Nismës Socialdemokrat, Bekim Brestovci ka vlerësuar se shteti i Kosovës deri me tani ka bërë shumë pak për diasporën, deri sa kjo e fundit ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për atdheun. “Shteti i Kosovës gjerë më sot, nuk arriti të krijoj marëdhenje të mjaftueshme me Diasporën. Shteti i Kosovës nuk i krijoi Diasporës, mundësi ligjore të përfaqësimit të sajë në jetë publike dhe institucionale. LIGJI PËR DIASPORËN, duhet të jep mundesinë e krijimit të një KËSHILLI KOMBËTAR TË DIASPORËS, si një kupollë e të gjitha shoqatave nga Diaspora , këshill ky i cili ligjërisht do ketë të drejtën e përfaqësimit të interesave të Diasporës, në Republikën e Kosovës dhe do ishte organi më kompetent i krijimit të mardhënjeve, SHTET-DIASPORË. Diaspora vazhdon ta dojë dhe të kontriboj për ATDHEUN e vet, por shteti duhet ta ndërtoj e ruaj marëdhënien institucionale me të”. ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …