Besnik Tahiri: Do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak lidhur me sigurimet shëndetësore

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore. Tahiri ka kritikuar qeverinë Kurti, e cila sipas tij, që katër vjet nuk e ka sjellë në Kuvend Ligjin për sigurime shëndetësore. Sigurimet shëndetësore! Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak”, ka shkruar Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …