Franca, Gjermania e Polonia u zotuan ta bëjnë Evropën më të fortë pasi ekziston mundësia e kthimit të Donlda Trumpit, në Shtëpinë e Bardhë

Kancelari gjerman, Olaf Sholc ka komentuar deklaratat e Donald Trumpit për NATO-n, duke i cilësuar si të rrezikshëm  relativizimin e klauzolës së mbrojtjes të aleancës dhe se kjo i shërben vetëm Rusisë. Çdo relativizim i garancisë së ndihmës së NATO-s është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Scholz para gazetarëve pas një takimi me kryeministrin polak, Donald Tusk dhe shtoi se është vetëm në interesat e Rusisë. Askush nuk duhet të luajë apo të bëjë tregti me sigurinë e Evropës.  Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Polonia u zotuan gjithashtu se do ta bëjnë Evropën më të fortë ndërsa frika rritet se një kthim i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të lejojë përhapjen e agresionit rus. Tusk udhëtoi për në Paris dhe më pas në Berlin, duke kërkuar lidhje më të forta me dy fuqitë më të mëdha të Evropës, ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohej vitit të tretë.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …