Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Besnik Tahiri: Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur gëzimin e tij dhe ka uruar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e tyre nga Asambleja e Këshillit të Evropës. Duke theksuar solidaritetin dhe bashkëpunimin e përbashkët, Tahiri uroi qytetarët duke thënë: “Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur. Urime qytetarëve të Kosovës, faleminderit miqve të vendit tonë për mbështetje në këtë arritje historike. Urime pafund, ta gëzojmë.” Mbështetja për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës është shprehur nëpërmjet një votimi që rezultoi me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime. Kjo mbështetje është vlerësuar si një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën me seli në Strasburg. Në këtë proces, asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua, duke e bërë këtë votim një dëshmi e qartë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …