leoni

​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që Ligji i Pagave të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Ligji i Pagave duhet të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai  foli edhe për çështjen e tarifave të rrymës, duke thënë se kërkesa e opozites ndaj vendimit të ZRRE-së ishte e drejtë.  Vendimet antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat Qeveria i mori dhe nuk dëgjoi as debatin parlamentar, as kërkesat e opozitës… Vendimi i fundit tregon që kërkesa jonë ndaj ZRRE-së për mos rritje të çmimit të rrymës është e drejtë. Keni ndarë 100 milionë euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi është edhe më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave te qytetarët?” pyeti Besnik Tahiri, dhe saktësoi se Ligji i pagave nuk po sillet në Kuvend, ndërsa  nesër do të ketë protesta.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: “Koha për një momentum të ri në parti”

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, …