BKS-ja kërkon nga avokatët që të bëjnë marrëveshje për mbyllje të lëndëve 2002-2020

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve z.Sami Mazreku të enjtën në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit ka pritur më shumë se 40 avokat që përfaqësojnë lëndë që lidhen me Byronë Kosovare të Sigurimeve e ku nga këta të fundit drejtori Mazreku ka kërkuar që të arrijnë marrëveshje më BKS-së për mbyllje të lëndeve që i përkasin viteve 2002-2020. 

Mazreku ka bërë të ditur se janë 785 lëndë që i përkasin viteve 2002 deri në fund të vitit 2020, e ku vlera e tyre llogaritet të jetë 11 milionë euro.  

Përndryshe vetëm gjatë 20 muajve të fundit, prej kur Mazreku është emëruar drejtor i BKS-së, Byroja Kosovare e Sigurimit ka mbyllur më shumë se 11 mijë lëndë në vlerë financiare prej më shumë se 20 milionë euro.

 

Raporti i Progresit: Sektori i sigurimeve me performancë pozitive, përmendet projekti i stikersave dhe marrëveshja me Malin e Zi

Komisionin Evropian njëri ndër institucionet më të larta të Bashkimit Evropian ka publikuar raportin për Kosovën për vitin 2022, i cili po ashtu sot iu dorëzua edhe liderve më të lartë shtetëror.

Ky raport vlerëson të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë edhe arritjet në fushën e ekonomisë. Një pjesë e raportit flet edhe për sektorin e sigurimeve, i cili dy vitet e fundit ka pasur zhvillim të mëdha, duke bërë që ky sektor vital të kthehet në binar. “Performanca e sektorit të sigurimeve mbeti pozitive në 2021, me fitim neto të rritjes me 50% me bazë vjetore”, thuhet në faqen 65 të raportit të KE-së. Po ashtu Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin që ka Kosova me vendet e rajonit.

“Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Në qershor të vitit 2021, Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për hyrjen në territoret e tyre përkatëse. Kosova vazhdon të ketë marrëdhënie të mira në përgjithësi me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në faqen 78 të raportit të Komisionit Evropian.

Ndryshe, Komisioni Evropian përsërit qëndrimin e mëparshëm, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa kërkohet që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …