Bodo Weber: Emërimi i Grenell-it nuk do të thotë se do të këtë përfshirje më të madhe të SHBA-ve në dialogun Kosovë - Serbi

Bodo Weber: Emërimi i Grenell-it nuk do të thotë përfshirje më e madhe e SHBA-ve në dialogun Kosovë – Serbi

Bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, thotë se emërimi i Richard Grenell si i dërguar Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi nuk do të thotë edhe përfshirje më e madhe e SHBA në periudhën e ardhshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës. “Në Kosovë, Serbi dhe në rajon, emërimi i dy të dërguarve specialë, njëri Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor dhe tjetri Richard Grenell për dialogun Beograd-Prishtinë, është interpretuar si një angazhim i ri dhe me këtë është vendosur fokusi i administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Weber. Ai gjithashtu thekson se zgjedhjet e kaluara parlamentare kanë treguar deri diku potencialin demokratik të Kosovës, por që hijet po hidhen në ngjarje pas mbylljes së vendvotimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …