Dëshmorët

Milaim Hashim Qerimi (7.4.1955 – 26.5.1999)

Milaim Hashim Qerimi (7.4.1955 - 26.5.1999)

Milaim Qerimi u lind më 7 prill 1955 në fshatin Repë të Besianës, në një familje të varfër por me traditë patriotike. Kjo familje rrjedh nga familja Musa e Shalës së Bajgorës. Gjyshi i Milaimit, Qerimi ishte luftëtar i dalluar kundër osmanëve dhe hordhive barbare të asaj kohe. Ai e …

Më shumë...

Musa Rexhep Qerimi (2.8.1981 – 26.5.1999)

Musa Rexhep Qerimi (2.8.1981 – 26.5.1999)

Musa Qerimi u lind më 2 gusht 1981, në fshatin Repë të Besianës (ish-Podujevë). Nga represioni serb, familja e tij ishte detyruar t’i braktisë vatrat stërgjyshore dhe të marrë rrugën për në Anadoll, ku nuk arrin të shkojë. Ajo mori këtë rrugë tri herë me radhë dhe pas secilës herë …

Më shumë...

Mentor Ismet Ratkoceri (9.2.1978 – 26.5.1999)

Mentor Ismet Ratkoceri (9.2.1978 – 26.5.1999)

Dëshmori i kombit, Mentor Ismet Retkoceri, u lind më 9 shkurt të vitit 1978, në fshatin Lupç i Poshtëm, komuna e Besianës (ish-Podujevë). Deri në moshën 8-vjeçare jetoi në fshatin e tij të lindjes, ku edhe kreu klasën e parë. Klasën e dytë dhe shkollimin fillor e vazhdoi në shkollën …

Më shumë...

Hasan Ramë Jashari (16.12.1976 – 26.5.1999)

Hasan Ramë Jashari (16.12.1976 – 26.5.1999)

Dëshmori Hasan Jashari u lind më 16 dhjetor 1976, në Kokorovicë, lagje e fshatit Demahmet (ish-Reçicë) të Besianës (ish-Podujevë). Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Ahishtë (ish-Zhiti). Hasan Jashari rrjedh nga një familje atdhetare e cila gjithmonë ka qenë kundër shtetit okupues serb – nga familja e njohur derë …

Më shumë...

Florim Rrahman Rushiti (2.4.1979 – 26.5.1999)

Florim Rrahman Rushiti (2.4.1979 - 26.5.1999)

Florim Rushiti lindi në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës, Kosova Lindore. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen e nisi në Bujanovc, por e ndërpreu në vitin e tretë, pasi, i detyruar nga gjendja e varfër ekonomike, shkoi në vitin 1996, refugjat në Gjermani, në …

Më shumë...

Xhavit Ragip Kozhani (19.3.1966 – 26.5.1999)

Xhavit Ragip Kozhani (19.3.1966 - 26.5.1999)

Tradita liridashëse e banorëve të fshatit Ribar i Madh i Lypjanit, tani Ilirias, është përcjellë nga brezi në brez, qysh nga koha e sundimit turk. Janë shquar për trimëri, luftë dhe rezitencë kundër okupatorit serb: Salih Rexha, Kadri Beba, Rexhep Salih Rexha, Rifat Rexha dhe disa trima të tjerë të …

Më shumë...

Avdyl Rushit Nimani (16.12.1954 – 25.5.1999)

Avdyl Rushit Nimani (16.12.1954 – 25.5.1999)

Dëshmori Avdyl Nimani u lind më 16. 12. 1954 në fshatin Demahmet (ish-Reçicë) të Besianës. Shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit Sllatinë, ndërsa të mesmen në Besianë. Ndërkaq në vitin shkollor 1973/74 regjistrohet në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1983 deri në vitin 1999 punoi …

Më shumë...

Sakip Sakip Hysa (2.3.1947 – 25.5.1999)

Sakip Sakip Hysa (2.3.1947 – 25.5.1999)

Sakip Hysa, u lind më 2 mars 1947 në Begracë të Kaçanikut. Babai i tij kishte vdekur para se të lindte ai, prandaj e ëma ia la emrin e babait, Sakip. Ai fëmijërinë e kaloi në fshatin Trimor (ish-Kovaqec), në familjen e Mustafë Ahmetajt, për të cilin ishte martuar e …

Më shumë...

Milazim Fetah Fazliu (24.5.1957 – 25.5.1999)

Milazim Fetah Fazliu (24.5.1957 - 25.5.1999)

Gradica e Drenicës, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë dëshmorët: Milazim Fetah Fazliu, Asllan Fazliu, Lec Leci, Mehdi Fazliu, Muhamet Dervishi, Antigonë Fazliu, Mehmet Saliuka dhe Hashim Uka. Emrat e njohur të së kaluarës nga ky fshat kanë qenë: Tahir Gradica, Lec Leci, Mehmet Gradica e …

Më shumë...

Ramiz Sadik Batusha (24.8.1974 – 25.5.1998)

Ramiz Sadik Batusha (24.8.1974 - 25.5.1998)

Në luftën e fundit çlirimtare për çlirimin e Kosovës, pak a shumë secili fshat e qytet e ka meritën e vet të veçantë për çlirimtarët e rënë heroikisht në fushëbetejë, madje edhe ata që patën fat ta mbijetojnë, që rrëmbyen armën dhe shpalosën gjoksin para armikut të egër serb, disa …

Më shumë...

Fadil Bajram Nimani (7.4.1967 – 25.5.2001)

Fadil Bajram Nimani (7.4.1967 – 25.5.2001)

Fadil Nmani lindi më 7 prill 1967 në fshatin Gërkoc të komunës së Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin, në Cermjan e në Gjakovë. Vazhdoi studimet në shkollën e lartë pedagogjike ‘’Bajram Curri’’ në Gjakovë, në degën histori-gjeografi. Dashuria e madhe për Shqipërinë, në vitin …

Më shumë...

Shaqir Rrustem Kuka (6.2.1942 – 25.5.1999)

Shaqir Rrustem Kuka (6.2.1942 – 25.5.1999)

Familja e dëshmorit Shaqir Kuka e fshatit Bob të komunës së Kaçanikut, gjatë gjithë historisë, në radhët e saj ka pasur trima luftëtarë. Më 1918, organet e pushtuesit bullgar ekzekutuan Shaqirin e vjetër, pasi më parë ia kishin djegur shtëpinë. Shaqir Kuka u lind më 6 shkurt 1942 në fshatin …

Më shumë...

Emin Pajazit Sinani (5.2.1949 – 25.5.1999)

Emin Pajazit Sinani (5.2.1949 – 25.5.1999)

Murgulla, fshat në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në vitin 1979 ishte i banuar nga pjesëtarët e fisit Shalë, të afërt me banorët e Shalës së Bajgorës. Më vonë pas dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre nga regjimi okupator serb, këtu u vendosën edhe disa familje të …

Më shumë...

Sadik Ymer Guri (10.5.1970 – 25.5.1999)

Sadik Ymer Guri (10.5.1970 – 25.5.1999)

Sadik Guri u lind në fshatin Nikë të Komunës së Kaçanikut, më 10.5.1970 në një familje përparimtare e me gjendje të mirë ekonomike. Ishte fëmija i dytë i Ymerit dhe Fikrijes. Që në moshë të re u bë krah i fortë i familjes. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindjen e …

Më shumë...

Bekim Avdullah Sylka (11.3.1972 – 25.5.1999)

Bekim Avdullah Sylka (11.3.1972 – 25.5.1999)

Rrjedhës së vrullshme të ngjarjeve që ushtruan ndikimin e vet për zhvillimin e shpejtë dhe për shtrirjen e rrufeshme të aktiviteteve të instrumentit të forcës në Rrafshin e Anadrinit, i kishin paraprirë shumë ngjarje si: Marshimi i Përgjakshëm në krye të të c ilit ishte profesor Ukshin Hoti, më 27 …

Më shumë...

Përparim Qazim Shala (10.5.1982 – 25.5.1999)

Përparim Qazim Shala (10.5.1982 – 25.5.1999)

Dëshmori i kombit Përparim Shala, u lind më 10 maj të vitit 1982, në fshatin Prapaçan të komunës së Deçanit. Ai pati fatin që bashkë me të atin të radhitet në Panteonin shqiptar të lirisë. Qazim e Dushe Shala, prindërit e Përparimit i lindën e rritën shtatë fëmijë, gjashtë djem …

Më shumë...