Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e paralajmërojnë borën e parë. Dimri do të na sjellë izolim dhe shumë vështirësi në komunikim. Dimri kësaj radhe është aleat i okupatorit, meqë ai ka mjete dhe pajisje për të çarë akullin edhe borën. Me …
Më shumë...Fejton
Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)
Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka depërtuar në drejtim të fshtarave të janë djegur e shkatërruar nga barbaria armike. Vetëm Krojmiri ka ngelur i paprekur. Këtë fakt çlirimtarët tanë e lidhin me rezistencën. Serbët kurrë nuk do shkelin në Krojmir, thonë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga baza serbe te Gurëthyesi në Carralevë disa predha godasin në Krojmir dhe në Pjetërshticë (E shtunë 14 nëntor, 1998)
Qetësinë vjeshtore të mesditës e prishën disa shpërthime predhash të armikut të cilat papritur kanë goditur në afërsi të vendqëndrimit tonë. Një predhë ka goditur te Lajthishta një tjetër te Firajat. Po ashtu më vonë u bë e ditur edhe për një shpërthim tjetër në mes të fshatit. Si duket …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Me eprorët e Dukagjinit (E premte 13 nëntor, 1998)
Herët në mëngjes, Luani dhe Elez Durmishi janë nisur për në Kleçkë. Ata për çdo ditë duhet të shkojnë atje për t`i bashkërenditur veprimet meqë ka filluar një ristrukturim në hierarkinë ushtarake. Syla ndërkohë më njofton e se kushëriri i tij Ismail Xhemë Qeriqi, ka dërguar 1000 Dm për nevojat …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Policia serbe ka depërtuar në Negroc. Në luftë ballë për ballë me forcat serbe bie dëshmor, Abedin Bujupi (E enjte 12 nëntor, 1998)
Një ditë e rëndomtë dhe e zymtë e vjeshtës. Tanimë kanë filluar shirat që paralajmërojnë dëborën. Sot, këtu kemi mbetur vetëm unë dhe Berati. Kemi biseduar gjerë e gjatë për aktivizimin e një agjencie të lajmeve, mirëpo tani kur Jakup Krasniqi është larguar për një kohë, janë vështirësuar mundësitë edhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Krojmir vjen profesor Arsim Bajrami. (E mërkurë 11 nëntor, 1998)
Bashkëshortja Zymryti dhe djali im 10 vjeçar Zamiri me autobusin e orës 11.00 janë nisur për në Prishtinë. Zymryti doemos duhet të bëjë një kontroll specialistik në Spital. Kam frikë se mos po i acarohet gjendja dhe nuk di se çka do të ndodh kur bora t`i mbyll rrugët. Në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Probleme të përditshmërisë. (E martë 10 nëntor, 1998)
Pasi që në mëngjes Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur për në Divjakë, unë dhe Berati kemi shkuar te Heset Hamdiu me qëllim që të bisedojmë për vendin ku do të vendoset Spitali. Sipas të gjitha gjasave, Xhezair Olluri do ta lirojë shtëpinë e tij thotë Heseti, …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Përpjekje të pareshtura për ta ruajtur unitetin (E hënë 9 nëntor, 1998)
Sot qysh në mëngjes kanë ardhur Elez Durmishi, Sylë Qeriqi dhe Ajvaz Karpuzi. Syla ka treguar për një incident që e kanë pasur me një epror… ( Dhjetë fjali të koduara) Sot janë larguar me autobus të gjithë vizitorët që kanë ardhur ditën e shtunë. Kam frikë mos po iu …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Krojmir do të fillojë punën një spital i luftës (E diel 8 nëntor, 1998)
Në mëngjes, si zakonisht, Jakupi, Rama dhe Agroni janë nisur në drejtim të Divjakës. Atje, në shtëpinë e Nezir Zogajt, i cili aktualisht ndodhet në burg, i dënuar me Nait Hasanin e të tjerë, do të vendosen kuadrot e Shtabit të Përgjithshëm. Në Kleçkë janë rikthyer ushtarët tanë, ndërsa në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Monotoninë e ditës së vjeshtës e thyejnë vajtje ardhjet e të njohurve. (E shtunë 7 nëntor, 1998)
Sot ishte një ditë tipike e vjeshtës. Një ditë e zymtë, monotone dhe me shi. Më bëhet se jemi rrethuar nga të gjitha anët, madje edhe nga qielli. Serbi na i ka zënë pritat, moti po prishet, dimri po vjen, ndërsa ne kemi stagnuar në pikë-pozicionimet tona të pasigurt për …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në fshatin Apterushë kanë rënë në pusi të forcave të okupatorit pesë luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe Toni e Mici (E premte 6 nëntor, 1998)
Pasi kemi ngrënë bukë Jakup Krasniqi, Ramë Buja dhe Agron Krasniqi janë nisur në drejtim të Kleçkës, së bashku me një ushtar tjetër, po ashtu nga Kleçka. Kam mbetur vetëm me Beratin. Me ne sot është edhe Epiri. Ai po na ndihmon në çdo segment. Tanimë nuk kërkon të shkojë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Në Krojmir vjen Hysen Gega (E enjte 5 nëntor, 1998)
Forcat policore dhe ushtarake serbe po ripozicionohen, nëpër pika të reja qëndrimi në shumë fshatra dhe lokalitete të Kosovës. Krejt kjo po shkakton një gjendje pasigurie për barorët e fshatrave që janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Edhe pse duket sikur situata po shkon drejt një stabilizimi të brishtë, asgjë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Nga Lipjani vijnë në Shalë dy mjeranë të LDK-së (E mërkurë 4 nëntor, 1998)
Ishte një ditë e rëndomtë vjeshte. Sot në orët e paraditës kam mbetur vetëm. Jakupi, Rama dhe Agroni kanë ikur që në mëngjes. Berati ka shkuar në ambulancë. Elezi Syla dhe Ajvazi me detyrë të caktuar kanë shkuar në Nekovc. Lufta na ka ndarë dhe na shkapërderdhur në të gjitha …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Njëzet ushtarë dhe vullnetarë të Batalionit Ruzhdi Salihu do të nisen për në Shqipëri për të marrë armë dhe municion (E martë 3 nëntor, 1998)
Herët në mëngjes ka filluar zhurmërima tanimë e përditshme e aeroplanëve në aeroportin e Sllatinës. Kanë fluturuar edhe aeroplanë vëzhgues dhe të ushtarëve. Dy tri orë më vonë një aeroplan vëzhgues çan furishëm mbi Lugun e Drenicës, duke shkaktuar një zhurmë të çartur dhe ushtimë të jashtëzakonshme. Serbët po e …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Qeveria e Bukoshit cakton ministër të Mbrojtjes ish UDB-ashin, Januz Tërstena (E hënë 2 nëntor, 1998)
Vazhdon të mbretërojë një gjendje e nderë e pritjes, e pasigurisë dhe e shumë vështirësive të tjera me të cilat po përballemi. Gjatë orëve të para ditës me Jakup Krasniqin dhe Berat Luzhën kemi biseduar për hulumtimin e formave dhe metodave më frytdhënëse të organizimit dhe të zgjerimit të radhëve. …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Po bëhen përpjekje për zgjerim dhe konsolidim të radhëve (E diel 1 nëntor, 1998)
Edhe sot kemi kaluar një ditë relativisht të qetë. Forcat serbe po taktizojnë dhe po improvizojnë tërheqjen, ndërsa tërheqje reale nga postblloqet nuk ka. Serbët kanë të dhëna për shtrirjen e Ushtrisë sonë. Ata, e dinë mirëfilli se nëse largohen, ushtarët tanë do të kthehen në pozitat e mëparshme. Në …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
