Institucionet

Komuna e Vitisë pranon 219 pako ushqimor nga Organizata Human Appeal Australia

Komuna e Vitisë, ka filluar me shpërndarjen e 219 pako ushqimor që janë donacion nga Organizata Human Appeal Australia dhe të cilat ju dedikohen qytetarëve në nevojë të kësaj komune. Me këtë rast në shpërndarjen e këtyre pakove i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i kësaj organizate për Kosovë, Naser Gashi. …

Më shumë...

Për 21 vjet në terr – në ora 20:00 ndali dritat për 5 minuta

Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:00, ftojmë të gjithë qytetarë/et e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta. Duke kaluar 5 minuta në errësirë do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin …

Më shumë...

Kryetari Kuçi ka bërë homazhe në Meje

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, me bashkëpunëtor ka bërë homazhe në nderim të të pagjeturve dhe martirëve të Mejes. ,,Sot, si çdo vit dhe tërë jetën në nderim të të Pagjeturve dhe Martirëve të rënë në Meje. Nder dhe Lavdi”! Ka thënë me këtë rast kryetari Kuçi.

Më shumë...

Ferizaj shënoi 27 Prillin – Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Me një aktivitet simbolik, të organizuar nga të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj, me mbështetje nga Sektori i Rinisë, Komuna e Ferizajt dhe Shoqata e Familjeve të Personave të Pagjetur në Ferizaj, u shënua 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur. Ishte nënkryetari i Ferizajt, …

Më shumë...

Komiteti për Politik dhe Financa në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive …

Më shumë...

Klubi i Futsallit “ F.C VITIA” u prit në takim nga Kryetari Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Zyrtarin për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur në takim lojtarët e Klubit të Futsallit ” F.C VITIA” në krye me trajnerin e këtij klubi, Enver Halili. Me këtë rast ata kanë njoftuar kryetarin Haliti me sukseset e arritura …

Më shumë...

DISKUTIM PUBLIK PËR PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL TË JUNIKUT 2019-2029

Në Junik ka filluar Diskutimi Publik në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2019-2029, ku u diskutuan Skenarët Hapësinor dhe Konceptet Zhvillimore. Gjatë dy ditëve të ardhshme do vazhdon diskutimi publik me grupet tjera të interesit. Materialin e gjeni në vegzën: https://kk.rks-gov.net/…/PLANI-ZHVILLIMOR-KOMUNAL-I…

Më shumë...

18 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj

Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19 në komunën e Ferizajt, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 18 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 543 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve #Mbanidistancën #Vendosemaskën

Më shumë...

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të deri në normalizimin e gjendjes, ku u bë e ditur se deri më tani në komunën e …

Më shumë...

Në Drenoc të Rahovecit, është përkujtuar 26 Prilli i vitit 1998

Në Drenoc të komunës së Rahovecit, është përkujtuar 26 Prilli 1998, Dita e daljes publike të UÇK-së, e cila më pas u përhap si rrufeja në gjithë Anadrininë dhe Zonën Operative të Pashtrikut. I pranishëm në këtë datë të rëndësishme ishin kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, …

Më shumë...

Aktualisht në komunën e Vitisë janë 69 raste aktive prej tyre 7 të hospitalizuar

Në komunën e Vitisë, është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të infektuara me Covid 19, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ku u bë e ditur se brenda 24 orëve, janë shënuar 3 raste të reja. Kryetari i komunës së …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Ferizaj

Në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa, për të diskutuar mbi pikat që do të diskutohen në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, seancë kjo që do të mbahet më 30 Prill. Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi njoftoi …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit 32 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, 38 të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa një person ka ndërruar jetë

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave (19-25.04.2021) në komunën e Deçanit tridhjetedy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, tridhjetetetë të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Deri më tani, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1181 raste me virusin SARS-CoV-2. …

Më shumë...

Kryetari Latifi, ka bërë homazhe pran varrit të heroit Mentor Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë homazhe pran varrit të heroit Mentor Krasniqi. Ai në një postim të tij në facebook ka thënë: ,,Për pak çaste, ndalova dhe u përkula edhe para varrit të heroit Mentor Krasniqi nga Bukoshi i Therandës!E kisha koleg të studimeve (ishim që …

Më shumë...