Komuna e Deçanit është shpallur përfituese e një projekti tepër të rëndësishëm, përmes të cilit MMPHI ka ndarë 2,640,000 € për komunën tonë. Këto mjete do të mundësojnë realizimin e tre nën-projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për familjet dhe individët në nevojë: Ndërtimi i njësive të reja të banimit social …
Më shumë...Institucionet
Në Deçan u mbajt mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës
Të martën në Deçan u mbajt Mbledhja Inauguruese e Kuvendit të Komunës, një moment me rëndësi të veçantë për institucionet dhe qytetarët e kësaj komune. Në këtë mbledhje u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, si dhe betimi i Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, duke …
Më shumë...U Përurua renovimi i objektit të Shoqatës së pavarur të gruas “HAREJA”
Në Rahovec është përurua renovimi i objektit të Shoqatës së pavarur të gruas “HAREJA”. Renovimi i këtij objekti brenda dhe jashtë, si dhe oborri, krijojnë kushte bashkëkohore dhe të sigurta për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u ofruar hapësirë të rehatshme për edukim, terapi dhe aktivitete ditore. …
Më shumë...Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav
Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në një takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin, Aivo Orav. “Ferizajn e vizitoi sot, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Aivo Orav me të cilin bashkëbiseduam mbi rrjedhën politike …
Më shumë...U mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal, kryetari Haliti merr mandatin e katërt
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka hapur zyrtarisht mandatin e ri me një seancë inauguruese solemne, e cila nisi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në shtet formim përgjatë periudhave të ndryshme. Në këtë …
Më shumë...Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë
Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook për mandatin e tij të katërt në krye të komunës së Vitisë. “Sot mora mandatin tim të katërt si Kryetar i Komunës së Vitisë — një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë. Ky …
Më shumë...Drejtori i OSBE-së në Gjilan uron kryetarin Haliti, për fillimin e mandatit të katërt
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, z. Igli Totozani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi drejtori Totozani i uroj kryetarit Haliti për marrjen e mandatit të katërt si kryetar i komunës. Ai gjithashtu …
Më shumë...Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te Kopshti i Dëshmorëve në Rahovec
Pas betimit si Kryetar i Komunës, bashkë me kryesuesin e ri të zgjedhur të Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska dhe anëtarë të Kuvendit Komunal e bashkëpunëtorë, bëmë homazhe te Kopshti i Dëshmorëve në Rahovec, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve. Përulemi me respekt të thellë për …
Më shumë...U Betuan Kuvendarët e rinj dhe Kryetari i Komunës si dhe u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit
Sot, në seancën INAUGURUESE të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u bë betimi i anëtarëve të rinj të kuvendit, të cilët morën detyrën për mandatin 2025–2029. Po ashtu, para kuvendarëve dhe qytetarëve, betimin e tij e dha edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, duke shënuar kështu fillimin zyrtar …
Më shumë...Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”
Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi zyrtar i Festivalit Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”. Para komunitetit artistik, familjarëve dhe publikut të gjerë, 13 garues(e) u prezantuan me këngët e tyre konkuruese. Çmimi i Parë, “Hivzi Fazliu”, iu …
Më shumë...Kryetari Haliti priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takimi ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Gjatë këtij takimi ambasadori Orav është njoftuar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë si dhe ka shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit siç e quajti ai të …
Më shumë...Lushtaku dhe Nura ndërrojnë pozitat
Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, një ditë më parë ka dhënë betimin si kryetar komune, ndërkaq të premten ish-kryetarin Fadil Nura e ka emëruar nënkryetar komune. “Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën si nënkryetar komune, një mik e bashkëpunëtor …
Më shumë...Komuna e Rahovecit merr vlerësim të lartë në Raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike, nga Instituti KLGI
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka publikuar raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike për vitin 2024, ku sipas këtij raporti Komuna e Rahovecit është vlerësuar si ndër komunat më të suksesshme në vend sa i përket procesit të konsultimeve publike dhe transparencës me qytetarët. Duke u bazuar në të …
Më shumë...Komuna e Ferizajt vlerësohet lart në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024
Në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024, të realizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Komuna e Ferizajt është vlerësuar ndër komunat më të suksesshme në vend sa i përket procesit të konsultimeve publike dhe transparencës me qytetarët. Sipas raportit, Komuna e Ferizajt ka arritur 100 …
Më shumë...Kryetari Sami Lushtaku me bashkëpunëtor bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë
Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku, bashkë me kryesuesen e Kuvendit komunal, Adelina Spahiu, deputetë të Parlamentit, anëtarë të Kuvendit Komunal e bashkëpunëtor, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Kryetari Lushtaku në profilin e tij në facebook, ka …
Më shumë...Në kuadër të Fushatës Sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”, u zhvilluan ligjërata në disa shkolla të Deçanit
Në kuadër të Fushatës Sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”, sot u zhvilluan ligjërata informuese në Shkollën “Bajram Curri” në Strellc të Epërm, Lidhjen e Prizrenit në Deçan dhe në Shkollën “Isa Boletini” në Isniq. Ligjëratat u organizuan nga Ajne Iberhysaj, Koordinatore …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
