Institucionet

Kryetari Haliti mori pjesë në hapjen e “Plus Market” në Drobesh

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mori pjesë sot në hapjen e “Plus Market” në Drobesh. Hapja e këtij marketi sjell një investim të ri në komunë dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat. Gjatë vizitës, kryetari Haliti përgëzoi drejtuesit për investimin dhe vlerësoi angazhimin e tyre …

Më shumë...

MIRATOHET BUXHETI I RAHOVECIT PËR VITIN 2027!

Sot, Kuvendi i Komunës së Rahovecit miratoi buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 21 milion e 704 mijë e 248 euro, ka njoftuar kryetari i komunës, z. Smajl Latifi. Për miratimin e buxhetin pro votiar 15 asambleist, derisa 10 ishin kundër. Ky buxhet ka thënë kryetari Latifi është i …

Më shumë...

Kuvendi i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të çlirimtarëve

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar deklarata e përbashkët “Jo në emrin tim”, “Drejtësi për UÇK-në dhe mbrojtje e historisë tonë”. Ndërkohë, në fjalën e saj, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati tha se sot më shumë se kurrë, qytetarët duhet të jenë bashkë për UÇK-në. “Kuvendi i Komunës së …

Më shumë...

Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën: Aktgjykimi i Speciales i padrejtë dhe i papranueshëm

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka shprehur kundërshtim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një deklaratë të miratuar në mbledhjen e mbajtur sot Kuvendi i Rahovecit e ka …

Më shumë...

MBROJMË UÇK-NË, NDEROJMË ATDHEUN

Edhe komuna e Deçanit sot nga ora 17:00 organizon protestën Njoftimi i komunës së Deçanit Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se më 25 shtator, në ora 17:00, në sheshin “Mentor Tolaj” në Deçan, do të mbahet protestë në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të luftës për liri. Ftojmë qytetarët që …

Më shumë...

Në Skenderaj do të mbahet protestë e organizuar nga Shoqatat dhe Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët se sot, me fillim në ora 17:00, në Sheshin “Adem Jashari”, do të mbahet protestë e organizuar nga Shoqatat dhe Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe e përkrahur nga Komuna e Skenderajt. Ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë. …

Më shumë...

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Komuna e Malishevës respektivisht, Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes ekipit punues për ndryshimin dhe plotësimin e tarifave të RREGULLORES PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË MALISHEVËS me nr. 02/273 të datës 31.05.2023, duke u bazuar ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Malishevës dhe Nenin …

Më shumë...

Me 28 shtator në Viti, homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani

Komuna e Vitisë nën patronatin e kryetarit Sokol Haliti dhe bashkëpunim me Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së me datën 28 shtator orgnizojnë homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani. Homazhet do të mbahen në ora 11:00 pranë busteve të tyre në sheshin e qytetit, ndërsa në …

Më shumë...

Kryetari Lushtaku përkujton dëshmorët e kombit në përvjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, në përvjetorin e rënies së tyre. Në një postim në Facebook kryetari Lushtaku ka shkruar: Sot, me nderim, përulje dhe krenari, nderuam dëshmorët e kombit Naser Kodra dhe Adem Lushtaku …

Më shumë...

Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë dhe i shoqëruar nga Kemur Mustafa, përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen për largimin dhe zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në disa pjesë të mbetura të qytetit të Vitisë. Gjatë kësaj …

Më shumë...

U përurua Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Në një ceremoni të veçantë, u përurua Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, një investim i rëndësishëm i realizuar përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Qatar Charity, në vlerë prej 400 mijë eurosh. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Nënkryetari …

Më shumë...

Komuna e Deçanit dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, organizojnë aktivitete me temën: “E ardhmja e turizmit”

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Komuna e Deçanit dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, përmes Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, organizojnë aktivitete me temën: “Nga destinacioni te përvoja digjitale: E ardhmja e turizmit”. Ky aktivitet do të mbahet të premtën me 25 shtator nga ora …

Më shumë...

Kryetari Latifi takon udhëheqësit e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka takuar të enjtën udhëheqësit e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Sipas kryetarit Latifi ata u pajtuan të mbështesim njëzëri deklaratën kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave …

Më shumë...

Mevlan Saraçi është drejtori i ri i Teatrit “Adriana” në Ferizaj

Mevlan Saraçi është drejtori i ri i Teatrit “Adriana” në Ferizaj, ka njoftuar kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu. Ai ka takuar drejtorin e ri të tetarit pët të cilin ka thënë se është një aktor i dëshmuar, profesionist i rrallë e mbi të gjitha emblemë e artit …

Më shumë...

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj zhvillohet simulim i evakuimit nga zjarri

Në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj është zhvilluar një ushtrim simulues për evakuimin dhe reagimin në rast zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë së komunitetit shkollor për përballimin e situatave emergjente. Në këtë aktivitet morën pjesë Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve, ekipet e urgjencës mjekësore, Drejtoria …

Më shumë...

Kryetari Kastrati falënderon KFOR-in për renovimin e rrethojës së çerdhes publike në Malishevë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, sot u bë dorëzimi i rrethojës së renovuar rishtazi për çerdhen publike “Zërat e Ëmbël” në Malishevë. Ky projekt u realizua nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it, konkretisht nga kontingjenti italian. Në ceremoninë e përfundimit të projektit morën pjesë kryetari i …

Më shumë...