Institucionet

Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin e kësaj partie në Malisheve ka thënë se me Ekrem Kastratin do të arrijmë fitore me të parën, pa balotazh. Kryetari Limaj u shprehë se Malisheva që pamë sot, është e bashkuar, e qartë dhe e vendosur. Tubimi i sotëm ishte …

Më shumë...

Kryetari Haliti takoi banorët e Tërpezës dhe Smirës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka zhvilluar takime elektorale me banorët e fshatrave Tërpezë dhe Smirë, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën me 12 tetor. “Smira Dardane, vendi i historisë, i traditës, i dijes e i punës, vendi i njerëzve që e duan …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rritjen e të hyrave vetanake. Në arsyetimin e saj, drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, tha se planifikimi i inkasimit të hyrave vetanake për vitin 2025 ishte 7,974,306.00 …

Më shumë...

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra për Punë Sociale (QPS), i cili më pas është shpërndarë për katër shkolla fillore ku mësojnë nxënës të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Donacioni përfshinte 58 palë këpucë dimërore dhe 170 bluza me mëngë të …

Më shumë...

Krerët komunal të Vitisë vizituan kompanitë Daka Therm dhe Eurofisi dhe Fenetres Factory

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, nënkryetari, Hasan Aliu dhe zyrtarë tjerë komunal vizituan të enjtën disa biznese nga kjo komunë Së bashku me kandidatët Hasan Aliu dhe Ilir Zuka, vizituam disa prej bizneseve më të mëdha të komunës sonë, krenaria jonë e përbashkët që gjenerojnë prodhim dhe …

Më shumë...

Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë, pas zgjidhjes së kontestit mes kompanive. “Pas zgjidhjes së kontestit mes kompanive, jemi të lumtur që më në fund po i bëhet zgjidhje …

Më shumë...

Kryetari Bashkim Ramosaj vizitoi kompaninë Fidani Beton

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të enjtën me bashkëpuntërët e tij, nënkryetarin, z. Sami Cacaj, vizituan kompaninë “Fidani Beton”. “U mirëprita në kompaninë “Fidani Beton”, një ndër bizneset më të suksesshme dhe më të qëndrueshme në komunën tonë. Jam i …

Më shumë...

Kryetari Latifi njofton për Tubimin Qendror që do të mbahet sot më 9 tetor

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili synon edhe një mandate të ri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të enjtën më 9 nëntor në ora 18.30 në restaurant Relax (magjistralja Rahovecë – Suharekë) mbahet tubimi final ku do të bëhet …

Më shumë...

Mësuesi Fekë Dajaku, largohet nga LVV dhe i bashkohet PDK-së

Kryetari i PDK-së – Dega në Skënderaj dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, z. Sami Lushtaku ka njoftuar përmes një postimi të tij në facebook, se Fekë Dajaku, mësues i respektuar nga Rakinica, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës duke …

Më shumë...

Latifi: Programi ynë nuk është listë dëshirash për fushatë, por është një platformë e analizuar me projekte të realizueshme

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari, Fatmir Iska dhe kandidatët për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së, Hasan Përboqi dhe Afrim Oruqi zhvilluan një takim electoral me banorët e nëndegës IV të Rahovecit. “Mbështetësit e qytetarët e Rahovecit, e dinë që programi ynë nuk është listë dëshirash …

Më shumë...

Lushtaku: Në çdo fshat që shkoj, në çdo shtëpi që vizitoj, ndjej besimin e qytetarëve për të vazhduar së bashku ndërtimin e Skenderajt

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune. Kësaj radhe sipas një postimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku në profilin e tij në facebook, ata kanë takuar banorët e Kuqicës, Terrnovës, lagjen …

Më shumë...

Po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar në profilin e tij në facebook, se po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm. “Premtimet tona po i kthejmë në punë, sepse përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve ka marrë një dimension tjetër, …

Më shumë...

Kryetari Smajl Latifi vizitoi “ABI Progres” në Krushë të Vogël

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë ka vizituar Fabrikën për përpunimin e pemëve dhe perimeve ABI Progres në Krushë të Vogël. “Vizituam “ABI Progres” në Krushë të Vogël, fabrikën që bën përpunimin e pemëve dhe perimeve, e që është dorë e fortë mbështetëse e fermerëve nga …

Më shumë...

Nisi ndërtimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në facebook se bashkë me Ministren e Arsimit, znj.  Arbërie Nagavci, kanë vendos gurthemelin e kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani. Kopshti për fëmij është bashkëfinancim i Komunës së Ferizajt me Ministrinë e …

Më shumë...

Fushata kundër kancerit të gjirit në Dubravë

Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj  vazhdoi aktivitetet informuese dhe vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit. Në fshatin Dubravë u mbajt një ligjëratë ku banoret u informuan për rëndësinë e vetëkontrollit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të …

Më shumë...

Në Malishevë vihet gurthemeli i qendrës për të moshuar dhe fëmijë me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati dhe humanisti Halil Kastrati kanë vënë të martën gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”, që parashihet të arrijë vlerën e investimit në mbi 3 milion euro. “Dita e sotme …

Më shumë...