Institucionet

QKMF në Rahovec merre donacion një autoambulancë

Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit nga e mërkura do të ketë në dispozicion edhe një autoambulancë të marrë si donacion, nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti. Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtaret të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl …

Më shumë...

Kërkohet rifillimi i punëve në ndërtimin e shkollës së Leshanit të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Leshan, ku ka parë për së afërmi kushtet jo të mira të objektit ku mësojnë rreth 300 nxënës të këtushëm. Kryetari ka vizituar edhe vendin ku ka filluar vitin e kaluar ndërtimi i objektit të …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj nderon dëshmorët dhe martirët e fshatit Leshan

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka nderuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Leshan, në 19 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës. Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve në qendër të fshatit Leshan. Në këtë vend u mbajt edhe …

Më shumë...

Nisin  përgatitjet për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Krushevë e Madhe

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorët, Lorenc Marleku dhe Petrit Bekaj, kanë qëndruar në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku janë takuar me udhëheqësin e fshatit Lekë Bekaj dhe banorët tjerë, për të shikuar dhe biseduar rreth asfaltimit të rrugës dhe rregullimit të kanalizimit …

Më shumë...

Komuna e Malishevës dhe Hidroregjioni Jugor biseduan për vazhdimin e projekteve për ujësjellës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur, në një takim pune, drejtorin ekzekutiv të Hidroregjionit Jugor, Besim Baraliu, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e projekteve ekzistuese për ndërtimin e ujësjellësve, në Komunën e Malishevës. Aktualisht në Malishevë, është duke u punuar në ndërtimin e ujësjellësit për …

Më shumë...

Përkujtohet masakra e Izbicës

Në përkujtim të 19-vjetorit të masakrës së Izbicës, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, zëvendësministrin për punë dhe mirëqenie sociale, Abdyl Imeri dhe asamblistë, bënë homazhe pranë lapidarit të varrezave në Izbicë si dhe vendosën nga një lule për secilin …

Më shumë...

Kryetari Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Në sallën e kuvendit Komunal në Skenderaj, u organizua një takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, dhe Organizatat e Grave në Skenderaj, Okarina, Drugza dhe organizata e grave për biznes. Në këtë takim morën pjesë, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryesuesja e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, Drejtori …

Më shumë...

Shënohet përvjetori i SHFMU ”Ilaz Thaçi” në Han të Elezit

SHFMU ”Ilaz Thaçi” në Han të Elezit shënoi ditën e shkollës. Shënimi i kësaj dite filloi në fshatin Krivenik ku përfaqësues të institucioneve publike dhe shkollore bënë homazhe dhe vendosën buqetë lulesh në vendin ku humbi jetë dëshmori Ilaz Thaçi. Me 29 Mars të vitit 2001 arsimtari Ilaz Thaç ish …

Më shumë...

SHFMU ,,Heronjtë e Dukagjinit’’ përfiton një donacion nga KFOR-i Italian

Në praninë e Drejtorit komunal të Arsimit në Deçan Qazim Maloku, dhe drejtoreshës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Herojntë  e Dukagjinit’’  Lumnije Avdiu, KFOR-i Italian nën udhëheqjen e Kol.Ettore  Gagliardi  nga brigada shumëkombëshe perëndim(MNBG-W COM) kanë dorëzuar  një donacion më inventar 28 banka dhe 58 ulëse për nxënës. …

Më shumë...

Ministri Reçica: Aftësimi profesional mundësi e mirë për punësimin

Në kuadër të vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi edhe qendrat në Gjilan dhe Ferizaj, ku pa nga afër shumë të rinj e të reja duke ndjekur kurse të aftësimit në fusha të ndryshme, si: zdrukthëtari, administrim biznesi, saldim, dizajn, …

Më shumë...

Edhe katër Federata tjera nënshkruan memorandumet me MKRS-në

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume edhe me katër federata tjera të sportit me qëllim të mbështetjes financiare të tyre në realizimin e programit që kanë planifikuar për vitin 2018. Memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës (FSSHK), të cilin e …

Më shumë...

Adem Bunguri laureat i çmimit “Dea Dardanicae”

Në hapësirën e Muzeut të Kosovës, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas vlerësimit të Jurisë Profesionale, Adem Bungurit, iu nda Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” dhe shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro. Çmimin …

Më shumë...

MINISTRI PAL LEKAJ TAKOHET ME AMBASADORIN E KOSOVËS NË SHQIPËRI SYLË UKSHINI

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit. Ministri …

Më shumë...

QKMF në Malishevë bëhet me këshillimore për pacient me sëmundje kronike të hipërtensionit dhe diabetit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej të mërkurës e ka hapur edhe këshillimoren për pacient me sëmundjet jo ngjitëse (Hipërtension dhe Diabet). Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të mirë të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH). Në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimore, morën …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtore qëndroi për vizitë në Vjenë të Austrisë

Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosja, i shoqëruar nga Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenuni dhe zyrtari i lartë financiar në Komunën e Deçanit Agron Demukaj, janë pritur nga Herbert Utz nga kompania Maschinen – Umwelttechnik – Transportanlagen GmbH më seli Vjenë  të Austrisë. Produkt i …

Më shumë...

Këshilltari i Ministrit të Arsimit takoi nxënësit e shtatë shkollave të përzgjedhura për vlerësimin “PISA 2018”

Në shoqërim të përfaqësuesve të DKA-së dhe koordiantorëve të shkollave, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Fatmir Bytyqi, ka përcjellë përgatitjet rreth mobilizimit të nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe te gjitha strukturave tjera për angazhim më të madh në ngritje të rezultatit të nxënësit pjesëmarrës në vlerësimin ndërkombëtar “ PISA 2018 ”. …

Më shumë...