Lajmet

Zvicra ka prezantuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Zvicra ka prezantuar listën e shteteve të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së CoVid-19. Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar nga data 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe të vendeve …

Më shumë...

Qiproja dhe Greqia, i kërkojnë BE-së “të luftojnë” kundër Turqisë në Mesdheun lindor, meqë nuk mjafton vetëm Franca

Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë

Qiproja dhe Greqia, kanë kërkuar nga  Bashkimit Evropian të marrë  një qëndrim më të ashpër kundër aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun lindor. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri një udhëtim të paplanifikuar në Nikozi, për të koordinuar politikën midis dy vendeve anëtare të BE-së. Turqia ka dërguar anije eksploruese …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  ka deklaruar se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis. Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë, saktësoi  ai. Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me …

Më shumë...

Gjykata Speciale, deri në fund të këtij muaji duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para kundër luftëtarëve të UÇK-së

Gjykata

Gjykata Speciale, sipas rregullave dhe statusit,  deri në fund të këtij muaji  duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Realisht kanë mbetur edhe pak ditë, kur ajo duhet  të vendos nëse këto aktakuza do të konfirmohen apo të refuzohen. Në një përgjigje për RTK-në, …

Më shumë...

Kryeministër i Maqedonisë do të jetë, Zoran Zaev, një zëvendës-kryeministër do të jetë shqiptar mbase nga radhët e BDI-së

Zoran Zaev

Pas bisedimeve të shumta për krijimin e Qeverisë së re, në Maqedoni, është arritur një marrëveshje mes LSDM-së të Zoran Zaevit dhe BDI-së të Ali Ahmetit. Edhe pse Ali Ahmeti kishte insistuar që doemos do ta merrte postin e kryeministrit, ai më në fund ka pranuar postin e zëvendësit, me …

Më shumë...

Joe Biden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike, gjatë kuvendit të partisë

Xho Bajden

Xho Bajden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike gjatë kuvendit të kësaj partie, i përkrahur në formë virtuale prej disa prej politikanëve më të njohur në Shtetet e Bashkuara. Dy ish-kryetarët e vendit, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-Sekretari i Shtetit, republikani Colin Powell, e kanë …

Më shumë...

Kryetari rus, Vladimir Putin, e ka paralajmëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel të mos përzihet në Bjellorusi

Vladimir Putin

Kryetari rus, Vladimir Putin e ka paralajmëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke i bërë me dijes se  secila përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë do të jetë e papranueshme. Çfarëdo përpjekje e tillë do të sjellë përshkallëzim të krizës politike në Bjellorusi, i ka thënë Putini …

Më shumë...

Ali Ahmeti i BDI-së nuk u bë dot kryeministër, por si gjithnjë bashkë-qeverisës me çdo parti sllavomaqedone

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për katër vitet e ardhshme. Zaev  ka theksuar se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për katër vitet …

Më shumë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpret përparimin në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”. Ai më tutje  ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për …

Më shumë...

MTI: 30 aplikime për statusin e Investitorit Strategjik në Kosovë

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike mbajti sot mbledhjen e dytë me radhë, ku u diskutua për kërkesat e disa investitorëve strategjikë për të investuar në Kosovë, si dhe për çështje të tjera, që ndërlidhen me ligjin për investime strategjike. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit …

Më shumë...

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara se të niset në Uashington për takime me zyrtarë të Shtetit, të martën është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës. Ajo u shpreh me këtë rast se ishte nder i veçantë të …

Më shumë...

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes me Covid-19, duke e çuar në 416 numrin e të vdekurve nga ky virus

IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK-ja, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive me virusin korona. Brenda 24 orëve janë raportuar edhe gjashtë raste të …

Më shumë...

Ish-ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, ka paraqitur arsyet e dorëheqjes së saj

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare

Ish-ushtruesja e detyrës s kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, u është drejtuar me një letër punëtorëve të Telekomit duke u dhënë arsyet e dorëheqjes së saj. Përmes një letre ajo ka thënë se dje morën goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalëm zhvatjen. “Për 3 …

Më shumë...

Rektorët e universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim, që viti i ri akademik 2020/2021 të fillojë më 1 tetor

Universiteti i Prishtinës

Rektorët e shtatë universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim të martën që viti i ri akademik 2020/2021 të nisë më 1 tetor, ndonëse në format të kombinuar pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Konferencën e Rektorëve …

Më shumë...

Talat Xhaferi: Do ta caktoj vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura

Talat Xhaferi

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të shtepise ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime. Lidhur me mundësinë për kryeministër në rotacion ose kryetar në …

Më shumë...

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka akuzuar qeverinë e kaluar për mos përfundimin e rrugës Deçan-Plavë

Rasim Selmanaj

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka akuzuar qeverinë e kaluar për mos përfundimin e rrugës Deçan-Plavë. Ai  ka shkruar se qeveria Kurti i ka hequr nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt. Sipas tij, sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar. Qeveria Kurti në …

Më shumë...