Familja Pllana në Arbnesh të Prishtinës, njofton miqtë dhe farefisin se, sot, pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë, në moshën 87 vjeçare, ndërroi jetë familjari i dashur i tyre Ramadan (Isuf) Pllana. Varrimi bëhet sot (30 shtator 2021), në ora 14.oo në varrezat e fshatit Arbnesh të Prishtinës! …
Më shumë...Lajmet
D. Molliqaj: Dorëzimi i sovranitetit te KFOR-i, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është dëmtim i shtetësisë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM. Dardan Molliqaj thotë se Qeveria Kurti legjitimoi strukturat paralele në veri dhe konfirmoi heqjen dorë …
Më shumë...Burime të Bashkimit Evropian bënë të ditur se negociatat Kosovë-Serbi pritet të vazhdojnë edhe sot, në Bruksel
Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën, në Bruksel, dje e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo serbët nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të …
Më shumë...Në Bruksel edhe sot pritet që të vazhdojnë bisedimet për targat në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë
Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel ka përfunduar të mërkurën takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit …
Më shumë...Avdullah Hoti thotë se kryeministri Albin Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështet veprimin e Kosovës, e cila vendosi të aplikojë masën e reciprocitetit për targat. “Kosova i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje dhe ka marrë një veprim në përputhje të saj”, tha ish-kryeministri. Sipas tij, aplikimi i kësaj mase është në të drejtën e Kosovës, ndërsa …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza takon banorët e e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte është takuar me banorë të Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës, për të cilët ka thënë se janë me plot shpresë se ditë më të mira po vijnë. Hamza ka thënë se qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, …
Më shumë...Në marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova tërheq Policinë Speciale, serbët tërheqin barrikadat
Kryedialoguesi i Kosovës me Serbinë në Bruksel, Besnik Bislimi, ka deklaruar se ditën e shtunë do të vendoset KFOR-i në Jarinje e në Bernjakë e pas disa orëve do të largohet Policia Speciale dhe barrikadat e serbëve, ky, sipas tij ka qenë rezultati i bisedimeve sot në Bruksel. “Marrëveshja sipas …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kërkon aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkon aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz. Në një komunikatë të lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës thuhet se PDK=ja është duke i përcjellë me shqetësim të madh hamendjet e Qeverisë së Kosovës rreth …
Më shumë...Uran Ismaili: Projektin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës e kam gati, përfundon deri më 2024
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se deri në vitin 2024 do ta përfundoj ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Ai ka thënë se kjo është kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të Prishtinës dhe punën që ka nisur si Ministër i Shëndetësisë për ndërtimin e këtij spitali synon …
Më shumë...Zëvendës-kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli, ka folur për tensionet mes Kosovës e Serbisë
Zëvendës-kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli, ka folur për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes se reciprocitetit për tabelat e automjeteve. Ajo ka siguruar se nuk do të ketë konflikt pasi KFOR është në Kosovë për t’i siguruar kufijtë dhe paqen. Lidhur me ultimatumin e …
Më shumë...Ursula Von der Leyen: Situata në veri duhet të shtendoset dhe Kosova e Serbia t’i kthehen tryezës së negociatave
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se situata në veri duhet të shtensionohet dhe Kosova e Serbia t’i kthehen tryezës së negociatave për …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit. “Të dashur qytetarë të Rahovecit, në momente të vështira kemi qëndruar pranë njëri tjetrit, por jo vetëm kaq, edhe në gëzime. Pra e di që të gjithë ju e kuptoni …
Më shumë...Albin Kurti pranon propozimin e KFOR-it për heqjen e përkohshme të Policisë nga Veriu si dhe heqjen e barrikadave nga serbët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me propozimin, të cilin e ka marrë nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici. Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin nga anëtarë të KFOR-it. Ndërkohë, sipas …
Më shumë...Renata Alt: Reagimi i qeverisë Kurti ndaj praktikës të Serbisë me targat është i kuptueshëm, por kjo çoi në përshkallëzim të situatës
Deputetja gjermane e rizgjedhur në Bundestagun e 20-të, Renata Alt, nga radhët e liberalëve ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës dhe ka paralajmëruar për rikthimin e një konflikti të armatosur. “Fakti që konflikti midis Serbisë dhe Kosovës mund të ndizet përsëri për shkak të një …
Më shumë...Konfirmohen 66 raste pozitive me virusin korona, shërohen 221 qytetarë dhe dy të sëmurë e humbin jetën
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Askush nuk është i informuar nëse delegacioni i Kosovës ka ndonjë platformë në letër rreth takimit në Bruksel
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave për veturat e serbëve që hyjnë në Kosovë ka shtyrë delegacionet e Kosovës dhe Serbisë që gjatë së sotme (e mërkurë), të mbahet një takim i përbashkët për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar në veri. E për këtë …
Më shumë...