Lajmet

Albulena Haxhiu nis përgatitjet për zgjedhje të reja, KQZ kërkon 7 qershorin si datë optimale

Albulena Haxhiu e mbron Mimoza Kusari – Lilën, thotë se ajo nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit dhe shpërndarjes së tij, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takim me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nga Zyra e Presidentes u …

Më shumë...

Janina Ymeri: U ndal rritja e faturave të rrymës, por po vijnë reduktime të reja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se faturat e energjisë elektrike nuk do të pësojnë rritje, duke e cilësuar këtë si rezultat të presionit qytetar dhe reagimit publik ndaj institucioneve përgjegjëse. Sipas saj, mos rritja e çmimeve është dëshmi se kërkesat e drejta japin rezultat kur …

Më shumë...

Vendimi për krerët e UÇK-së, në Hagë ende pa datë

Më 18 maj 2026 bëhen 90 ditë nga përfundimi i procesit të fjalëve përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në gjykatën speciale në Hagë, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas rregullave të Gjykatës Speciale, trupi gjykues duhet të shpallë vendimin brenda këtij …

Më shumë...

Eman Rrahmani: Kurti po e shmang përplasjen me Osmanin për arsye elektorale

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Deputeti Eman Rrahmani, ka hedhur kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si kryeministri Albin Kurti po e trajton raportin e tij me presidenten Vjosa Osmani në prag të një periudhe të mundshme zgjedhore. Sipas tij, sjellja e Kurtit ndaj Osmanit nuk është e rastësishme, por një strategji e qartë politike …

Më shumë...

Paskal Milo: Kosova në spirale krizash politike, zgjedhjet nuk garantojnë stabilitet

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka kritikuar ashpër situatën politike në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi po futet në një cikël të përsëritur krizash institucionale dhe politike, pa garanci për stabilitet as pas zgjedhjeve të reja. Në një intervistë për News24, Milo ka vënë në shënjestër klasën politike …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Fundi i konceptit të partisë-shtet, Kosova po hyn në etapë të re politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se “mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji” përballë kryeministrit Albin Kurti, të cilin e cilëson si “populist”. Haradinaj ka pretenduar se në vend është shmangur një krizë e thellë kushtetuese, duke …

Më shumë...

Burim Ramadani: Ndryshimi politik në Kosovë i pashmangshëm, koha për kulturë të re shtetërore

Burim Ramadani

Njohësi i rrethanave politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndryshim të thellë politik dhe institucional. Sipas tij, shteti duhet të jetë funksional dhe i qëndrueshëm, ndërsa ka vlerësuar …

Më shumë...

Ambasada britanike mohon mbështetjen për Feride Rushitin si kandidate për presidente

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka mohuar se ka mbështetur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushitin. Ky reagim erdhi pasi Rushiti deklaroi se për kandidaturën e saj kishte marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, duke përmendur veçanërisht “ambasadën angleze”. Nga ambasada britanike u tha qartë …

Më shumë...

Enver Hasani: Tentimi për zgjedhjen e presidentit pa numrat e nevojshëm ishte puç kushtetues

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së mbrëmshme të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si tentim për përmbysje të rendit kushtetues. Sipas Hasanit, procedimi i votimit pa siguruar numrat e nevojshëm përbën shkelje serioze të parimeve kushtetuese dhe tentativë …

Më shumë...

Valon Murati: Kur ishte në opozitë, LV-së ia jepte vetes të drejtë t’ia vinte flakën vendit

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe dështimin e procesit për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë dhe pa shumicë parlamentare, i jepte vetes të drejtën të kundërshtonte me …

Më shumë...

Mentor Nazarko: Osmani ia shmangu Kurtit “non grata”-n

Analisti dhe gazetari Mentor Nazarko ka bërë deklarata të forta për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani ka luajtur rol kyç në ruajtjen e orientimit euroatlantik të vendit dhe madje, sipas tij, e ka shpëtuar kryeministrin Albin Kurti nga mundësia e shpalljes “non grata” nga Shtetet …

Më shumë...

Artan Behrami alarmon për rendin kushtetues: Kosovës i duhet urgjentisht Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke vlerësuar se vendi po përballet me shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike. Sipas Behramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur …

Më shumë...

BE mesazh të qartë Kuvendit: Respektoni Kushtetutën, gjeni kompromis dhe zhbllokoni institucionet

Zyra e Bashkimi Evropian në Prishtinë ka bërë të ditur se po i ndjek nga afër zhvillimet në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon, ka deklaruar se të gjitha palët politike duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të gjejnë kompromisin e …

Më shumë...

Kosova në prag të bllokadës institucionale: dështimi për president rrezikon zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

Kosova po hyn në orët vendimtare të një krize të thellë institucionale, ku mungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit po e çon vendin drejt një skenari të përsëritur të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ngërçi politik është reflektim i një polarizimi të thellë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës së përbërë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Milionat e Kosovës po përfundojnë në Serbi, ndërsa vendi mbetet në terr

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim strategjik në sektorin energjetik, duke thënë se Kosova po humb qindra miliona euro dhe po mbetet e varur nga Serbia. Haradinaj deklaroi se, derisa Kosova paguan shuma të mëdha për energji “përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt …

Më shumë...

Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: 51 për qind nuk janë 100, kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se opozita nuk po e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Çitaku ka thënë se nëse ka një person që nuk e njeh rezultatin zgjedhor, sipas saj, është vetë …

Më shumë...