Zotimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore ka qenë reduktimi gati përgjysmë i ministrive. Zvogëlimi i numrit të ministrive, ishte një nga çështjet që i kishte ofruar këto dy parti para zgjedhjeve të 6 tetorit, edhe pse nuk arritën të bëjnë koalicion parazgjedhor. Sipas rezultateve …
Më shumë...Lajmet
Shuma e borxhit total që Serbia ka ndaj pensionistëve kontribut-dhënës të Kosovës arrin në 2 miliardë e 800 milion euro
Shuma e borxhit total që shteti i Serbisë ka ndaj pensionistëve kontribut dhënës të Kosovës arrin shifrën prej 2 miliardë e 800 mijë euro. Serbia po ashtu nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel, gjë e cila gjithashtu po i shkakton humbje Kosovës. Kështu u tha …
Më shumë...Kryetari Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësshefin dhe ushtrues i detyrës së shefit të misionit të EULEX
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësshefin dhe ushtrues i detyrës së shefit të misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës. “U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të …
Më shumë...Prokurori, Sylë Hoxha, tha se në veri të Kosovës ekzistojnë grupe kriminale që udhëhiqen nga Milan Radoiçiq
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë mbajtur konferencë për media lidhur me arrestimet e sotme në Mitrovicë, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se operacioni ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. “Janë përfshi 3 lokacione, janë kryer bastisje dhe …
Më shumë...Bashkimi Evropian ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit dhe nuk e pranon në radhët e veta
Dokumenti zyrtar i përgatitur nga Presidenca finlandeze e Bashkimit Europian pas mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme propozon hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa hapjen e negociatave me Shqipërinë e shtynë për gjysmën e parë të …
Më shumë...”Volksstime” reagon kundër bllokimit që Franca i ka bërë fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE-së
Gazeta e përditshme e Gjermanisë, ”Volksstime” reagon kundër bllokimit që Franca i ka bërë fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ky veprim do të thellojë të çarat në zemër të unionit. “Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që në vitin …
Më shumë...Tahiri: Asnjë dokument që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë
Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit Tomë Gashi në lidhje me pranimin e raportit përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga instituti zviceran. Ai ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. “Deklarimet e avokatit Tomë Gashi të …
Më shumë...Kryetarin serb Aleksandar Vuçiq e pengon prezenca e flamurit kombëtar shqiptar në takimin Kurti – Abbott
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka bërë një pyetje Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott i cili u fotografua me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti pranë flamurit shqiptar.“Pyetje për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë: Në …
Më shumë...Burim Ramadani thotë se rinumërimi i votave nga KQZ po dëshmon “avullimin” e votave të tij
Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes Burim Ramadani ka thënë sot se rinumërimi i votave nga KQZ po dëshmon “avullimin” e votave të tij, për të cilat kishte raportuar ditë më parë. Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se nga rinumërimi i votave në një vendvotim në gjimnazin “Jeta …
Më shumë...Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan e refuzon thirrjen e SHBA-ve për një armëpushim të menjëhershëm në Siri
Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar thirrjen e SHBA-ve për një armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë. “Ata thonë “shpallni armëpushim”. Ne kurrë nuk do të shpallim armëpushim”, u shpreh Erdogan para gazetarëve. “Ata po na bëjnë presion për të ndaluar operacionin. Ata po shpallin sanksione. Qëllimi ynë është …
Më shumë...Me aktivitete të ndryshme sot përkujtohet, Enver Hoxha në 111-vjetorin e lindjes
Me aktivitete të ndryshme sot përkujtohet, Enver Hoxha, në 111-vjetorin e lindjes. Në Shqipëri organizatat dhe partitë e majta me homazhe dhe aktivitete spontane e përkujtojnë udhëheqësin e Shqipërisë Socialiste, Enver Hoxha në 111-vjetorin e lindjes. Në Kosovë Organizata për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës, me qendër në Ferizaj, …
Më shumë...Ministri Hamza, në kuadër të vizitës në SHBA ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit
Ministri në largim i Financave, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald. Hamza njoftoi McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik …
Më shumë...Lutfi Haziri thotë se në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thumbuar zyrtarët e LVV-së, duke pohuar se nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. “Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. …
Më shumë...Ish-kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj bën të ditur se liron ulësen e deputetit në Kuvend
Ish-kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar ulësen e deputetit. Ai ka falënderuar qytetarët e Kosovës për votat e besuara që ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ka thënë se “do të vazhdojë punën e pandalshme në …
Më shumë...Kurrikula për nivelin parashkollor nuk po zbatohet nga institucionet parashkollore, po këkohet anulimi i saj
Ndonëse janë bërë gati një muaj prej kur është miratuar kurrikula për nivelin parashkollor (mosha 0 deri 5 vjeç, ky dokument nuk po zbatohet nga institucionet parashkollore. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve konsiderojnë se dokumenti është miratuar pa u marrë parasysh vërejtjet e adresuara kur kurrikula ndodhej në diskutim publik. Për …
Më shumë...Wesley Clark thotë se vendimi i Trumpit është një tragjedi e vërtetë për politikën e jashtme të SHBA-ve dhe për kurdët
Braktisja e aleatët kurdë nga presidentit Donald Trump, është një fitore për Rusinë dhe vë në dyshim vendimin, si dhe motivimet e tij, tha të hënën ish-Komandanti i Lartë i Aleatëve të NATO-s, Wesley Clark. “Veprimet e Trumpit në Siri dhe Ukrainë kanë tronditur aleatët”, tha ai në një intervistë …
Më shumë...