Lajmet

Ramush Haradinaj kritikon projektbuxhetin e 2026: “Shumë vonë, shumë pak, marre!”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe deputet i Kuvendit, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e qeverisë për votimin e projektbuxhetit për vitin 2026, duke e cilësuar atë të vonshëm dhe të pamjaftueshëm. “Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh,” tha Haradinaj, …

Më shumë...

Haki Shatri: Qeveria Kurti në detyrë po përdor projektbuxhetin për mashtrim elektoral

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2026 është i kontestueshëm, pasi sipas tij kjo qeveri nuk ka kompetencë ligjore për të propozuar ligje të reja. Shatri theksoi se vendimet për rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë proces si shkelje të qartë ligjore dhe si pjesë të një “loje politike të menduar mirë”. Situata është paradoksale, pasi buxheti po i propozohet Kuvendit nga …

Më shumë...

Kurti mbështet koalicionin me PDK-në në Sharr, por relativizon rolin e saj në nivel kombëtar

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në komunën e Dragashit, duke e arsyetuar këtë si një përpjekje për të sjellë ndryshim në atë rajon. “Brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna, …

Më shumë...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- REAGIM

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave, por edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës. Në një …

Më shumë...

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit të lartë amerikanë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas burimeve nga mbrojtja, i pari që do të dëshmojë është ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, më 3 nëntor. Pas tij, …

Më shumë...

FSK merr pjesë në stërvitje ndërkombëtare për forcat ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar

Forca e Sigurisë së Kosovës, po merr pjesë në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar, një iniciativë ndërkombëtare për trajnimin e ushtarakëve ukrainas në përballje me agresionin rus, njofton Gazeta Metro. Kontingjenti i katërt i FSK-së është pjesë e Kompanisë Echo, një njësi ndërkombëtare që përbëhet nga trupa nga Zelanda …

Më shumë...

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problemi mbetet Serbia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes që u zhvillua në Paris, ku ka folur për situatën në Ballkan dhe sfidat rajonale. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, duke përmendur Kosovën si një shtet të pavarur dhe …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: AAK synon 100 mijë vota, zgjedhjet i garojmë të vetëm

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për strategjinë e partisë së tij në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se Aleanca do të garojë e vetme dhe synon një rezultat të fortë zgjedhor. Haradinaj i ka uruar suksese Nismës Socialdemokrate dhe subjekteve të tjera …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Në mungesë të mandatari të shumicës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova tashmë ndodhet në një fazë ligjore që kërkon respektimin e procedurave pas dështimit për formimin e qeverisë së re. Limaj theksoi se pas dështimit të mandatit të parë, presidentja e Republikës është e detyruar me ligj të ftojë partitë parlamentare …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Paga minimale po përdoret si korrupsion elektoral – qeveria për tri vjet injoroi ligjin

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve të fundit për rritjen e pagës minimale, pas takimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat. Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi, pas takimit njoftoi se palët …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të prezantojë buxhetin për vitin 2026 dhe më pas ta votojë atë. Bajrami ka theksuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për këtë veprim dhe e ka cilësuar si propagandë …

Më shumë...

Skënder Reçica: Rritja e pagës minimale nuk bëhet me fushatë, por me dialog social dhe respektim të ligjit

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për rritje të pagës minimale, duke e cilësuar këtë si një veprim të motivuar politikisht dhe jashtë kornizës ligjore. Në një shkrim autorial, Reçica thekson se Qeveria aktuale po tenton ta përdorë pagën minimale si instrument propagandistik në …

Më shumë...

DASh: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska kontribuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se heqja e sanksioneve ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dhe disa individëve e kompanive të lidhura me të, është ndikuar nga veprimet e fundit të Asamblesë së Republikës Sërpska. Sipas DASh-it, Asambleja e entitetit serb të Bosnjës ndërmori “veprime konstruktive” që …

Më shumë...

Krasniqi dhe Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 12:00 në zyrat e Presidencës dhe ka për qëllim të diskutojë situatën …

Më shumë...

Pa qeveri funksionale dhe Këshill Ekonomiko-Social, rritja e pagës minimale mbetet e pamundur

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se procesi për rritjen e pagës minimale nuk mund të procedohet pa një Qeveri funksionale dhe pa konstituimin e Këshillit Ekonomiko-Social. Sipas tij, çdo vendim i mundshëm për pagën minimale duhet të kalojë përmes procedurave të përcaktuara me ligj, përfshirë …

Më shumë...