leoni

Lajmet

Kosova edhe sivjet pa liberalizim të vizave

Holanda dhe Franca po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Qytetarët e Kosovës as gjatë këtij viti nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen, pasi që autoritetet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për vizat. Kushti që ua mundëson qytetarëve liberalizimin nëpër vendet e Bashkimit Evropian është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me …

Më shumë...

Donald Trump humbi betejën përballë Gjykatës së Apelit

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump e humbi betejën me Gjykatën e Apelit në San Fransisko, për rivendosjen e kufizimit të udhëtimeve. Ajo vendosi të mos e bllokojë vendimin e gjykatës së një shkalle më të ulët që rrëzonte dekretin polemizues të presidentit të ri për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve …

Më shumë...

Milan Mijalkovski: Turqia është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Milan Mijalkovski: Turqia është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Gazeta “Srbija danas” shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke. Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vlerësuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007

Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar lart protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Ai ka thënë  se 10 shkurti i vendosi themelet e reja të përpjekjes për liri e vetëvendosje, përpjekje që vazhdon edhe sot e kësaj dite me intensitet edhe më të shtuar. 10 shkurti i …

Më shumë...

Berat Luzha përvetëson materialin e arkivit të luftës së Agjencisë Kosovapress

Berat Luzha

Në një njoftim publik të  Kosovapressit  thuhet se kjo Agjenci e Lajmeve nuk qëndron  prapa publikimit të librit: “Arkivi i Luftës së Agjencisë Shtetërore Informative-KosovaPress”, që po përurohet sot. Ky libër është pjesë e materialit që Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ia ka dhënë Berat Luzhës për ta redaktuar. Libri i …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje përkujton protestën e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje përkujton protestën e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se 10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit …

Më shumë...

KMDLNj-ja kërkon drejtësi për dy të vrarët në protestën e përgjakshme 10 vite më parë

KMDLNj-ja kërkon drejtësi për dy të vrarët në protestën e përgjakshme 10 vite më parë

Me 10 shkurt 2007, në sheshin e Prishtinës, nga policia rumune e UNMIK-ut u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit. Mijëra protestues po kundërshtonin pakon e Ahtisarit, ndërkohë që protesta eskaloi në …

Më shumë...

Isa Mustafa: Treni nga Serbia do të shkonte deri në Kaçanik po të mos ishte policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi dëgjoi një debat të gjatë në seancën e Kuvendit tha se institucionet e Kosovës do të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën në tërë territorin e Kosovës. Kryeministri, gjatë fjalës së tij tha se po mos të ishte Policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët treni do të …

Më shumë...

Shumë shqiptarë ishin mbledhur para gjykatës, në Colmar, për ta mbështetur Ramush Haradinajn

Shumë shqiptarë ishin mbledhur para gjykatës, në Colmar, për ta mbështetur Ramush Haradinajn

Një numër i madh i shqiptarëve nga Franca dhe vende të tjera  që ishin mbledhur para gjykatës, për të pritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e kanë shoqëruar atë me brohoritje kryetarin e AAK-së pas përfundimit të seancës gjyqësore. “O Ramush ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, “Ramushi, …

Më shumë...

Në veri veprojnë grupe kriminale serbe

Ministri, Anton Çuni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kanë tërhequr vërejtjen se në pjesën veriore të vendit veprojnë grupe kriminale serbe. Ata janë të regjistruar si klub sportiv por kryejnë veprime kriminale. Pjesëtarët e këtij grupi të regjistruar si klub sportiv nuk kanë …

Më shumë...

Gjykata e Apelit në Colmar vendosi që më 2 mars të shpallë vendimin lidhur me Ramush Haradinajn

Ramush Haradinaj Gjykatë

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës,  vendosi që më 2 mars të shpallë vendimin lidhur me ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, apo lirimin nga akuza e pabazë.  Haradinaj në mbrojtjen e tij para Gjykatës ka kundërshtuar ekstradimin në Serbi, sepse konsideron se është qëndrim i natyrës politike. Francezët …

Më shumë...

Deputetja, Aida Dërguti demantoi dezinformatat e Edita Tahiri, lidhur me ITU-në

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Duke iu përgjigjur akuzës së negociarores me Serbinë, Edita Tahiri lidhur me kodin telefonik, deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka sqaruar se  Letra e saj drejtuar ITU-së është publike dhe të njëjtën e ka lexuar edhe në një nga seancat e Kuvendit dhe për këtë ekziston transkripti. Kjo është edhe …

Më shumë...

Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde, thotë Albin Kurti

Kurti

Deputeti i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot në Kuvend lidhur me rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri. Muri i ri ishte si perde teatri, ajo …

Më shumë...

Kryeministri Mustafa paraqiti interpelancën për situatën në veri të vendit me kërkesë të Vetëvendosjes

Kryeministri Isa Mustafa

Mustafa theksoi se situata në veri duhet vështruar si njësi situatën në vendin tonë. Ai shtoi se strukturat paralele, përkundër se është fikur e ashtuquajtura Civilina Zashtita, vazhdojnë të veprojnë në këtë pjesë të vendit. Madje, tha ai, struktura paralele ka gjithandej nëpër Kosovë dhe me këtë Serbia po përpiqet …

Më shumë...

Bardhyl Mahmuti: Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare

Bardhul Mahmuti

Sot në një gjykatë të qytetit Colmar të Francës Ramush Haradinaj do të mishërojë drejtësinë përballë proceseve të montuara gjyqësore dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Serbisë. Kam bindjen e fortë se edhe kësaj radhe Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare. …

Më shumë...

Rexhep Selimi theksoi se pasiguria në veri është skenar i Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë

Rexhep Selimi: Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare, ministri Pacolli duhet të shkarkohet

Propozuesi i interpelancës për gjendjen në veri, deputeti Rexhep Selimi tha se situata e sigurisë e krijuar në Kosovë, veçanërisht në veri, e ka bërë të nevojshme këtë interpelancë, ndërsa sipas tij, krijimi i një klime të pasigurt në veri duket qartë se është skenar i harmonizuar mirë ndërmjet Qeverisë …

Më shumë...