Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd.. Në këtë takim qeveritarët serbë do të ftojnë …
Më shumë...Lajmet
Shala: Baiden kërkoi që të përfundoj Demarkacioni por jo në këtë formë sikur po këmbëngul Qeveria
Kundërshtarët e nënshkrimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi kanë theksuar se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi që të përfundoj Demarkacioni por jo në këtë formë sikur po këmbëngul Qeveria. Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën ka theksuar se Demarkacioni duhet të kryhet, por Biden …
Më shumë...Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë
Duke komentuar deklaratat e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden, njohës të rrethanave në vendin tonë kanë thënë se Biden-i i ka adresuar Qeverisë së vendit kritikën më të rëndë që dikush ia ka bërë ndonjëherë: “Mund të ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe …
Më shumë...Ymeri: Ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtar për çështje të ndryshme të vendit tonë dhe vlerësimet që po i bëjnë qeverisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm. Ai ka shtuar më tutje se me gjithë këtë …
Më shumë...Në mbyllje të vizitës, kryekuvendari Veseli e shoqëroi nënkryetarin amerikan Joe Biden dhe familjen e tij
Në mbyllje të vizitës dy ditore në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shoqëruar deri në aeroplan, zëvendës-presidentin Amerikan Joe Biden dhe familjen e tij. Në njoftimin e lëshuar për këtë rast thuhet se pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar …
Më shumë...Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi
Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe disa të dyshuar të tjerë do të përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Aktakuzën kundër ish-komandantit të UÇK-së, e ka paralajmëruar prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarelli, në seancën për vazhdim të paraburgimit për të 8 të arrestuarit. Afati për hetimin e Prokurorisë për këtë …
Më shumë...Selimi: Demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës dhe SHBA do të përkrah çdo vendim të Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, vizitën zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, e ka cilësuar të rëndësishme. Për takimin e Bidenit me liderët e vendit, ai ka thënë se pushtetarët nuk duhet shfrytëzuar vetëm një foto me Bidenin dhe të mendojnë se do të amnistohen nga krimi. Deputeti, Rexhep …
Më shumë...Nisma: Deklarata e Bidenit për demarkacionin e demantoi Qeverinë
NISMA për Kosovën e ka vlerësuar lart vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Zyrtar të këtij subjekti politik kanë thënë se kjo vizitë ishte rikonfirmim i mbështetjes së Amerikës për vendin tonë. Anëtari i kryesisë së “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi ka thënë se ajo …
Më shumë...U përurua rruga “Beau Biden”
Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” u përurua rruga që mban emrin e djalit të zëvendëspresidentit të SHBA-ve Beau Biden. Me këtë rast zëvendëspresidenti tha se djali i tij i cili vitin e kaluar ka vdekur nga kanceri ishte dashuruar në Kosovën ashtu siq edhe ishte dashuruar …
Më shumë...Drecun: Kohët po ndryshojnë edhe mbështetja amerikane nuk është më ajo që ka qenë dikur për Kosovën
Zyrtari i lartë i Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar për B92 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999 “investuan shumë bomba”, për të arritur pavarësinë e Kosovës, por kohët ndryshojnë dhe amerikanët tani janë të vetëdijshme se pa Serbinë në këtë rajon nuk mund të bëhet asgjë …
Më shumë...Serbja nga Gorazhdeci ia kthen kurorën Hashim Thaçit duke e konsideruar vrasës
Një serbe në fshatin Gorazhdec të Pejës, nëna e njërit nga të vrarët në rrethana të pasqaruar qysh në vitin 2003, ia ka kthyer kurorën me lule, të cilën ditë më parë e kishte vendosur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo sipas medieve në Serbi ka thënë: Ky veprim i …
Më shumë...Krasniqi: Nënpresidenti Baiden vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin
Duke komentuar deklaratën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden lidhur me demarkacionin, sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka deklaruar se nënpresidenti Baidin vjen e shkon ndërsa pasojat e demarkacionit mbesin. E përcollëm konferencën, është interesante që insistimi më i madh sa …
Më shumë...Bajden: Vendimi për Asociacionin në Veri shumë i vështirë për Kosovën, por i domosdoshëm
Nënkryetari amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për medie tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, sikur është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë një vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet. Kosova duhet …
Më shumë...Biden: SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës
Gjatë konferencës për medie, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden theksoi se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë edhe në të ardhmen Kosovën. Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap. SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë …
Më shumë...Thaçi në prani të Xho Bajdenit flet për Demarkacionin dhe AKS-në
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët me nënkryetarin amerikan, Joe Biden, është cituar të ketë deklaruar se çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë në përputhje me interesat tona shtetërore. …
Më shumë...Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë në inaugurimin e rrugës me emrin, Beau Biden
Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë së inaugurimit të rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan, Joe Biden. Ceremonia, pritet të fillojë në orën 14:00. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
