Me rastin e 26 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Ahmet Alush Pantina, ftoheni që me datën 25 shtator 2024 (e mërkure), në orën 12: 00 të merrni pjesë në homazhet tek varrezat e Dëshmorëve në Kodër të Kuqe në Grabanicë të Klinës.
Më shumë...Njoftime
Ramush Haradinaj: Është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jasharit– Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari. “Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari, e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e …
Më shumë...Bekim Jashari: Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të …
Më shumë...U promovua vepra “Jeta me laps e Nehat Islamit”
Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, nën organizimin e Shtëpisë Botuese “Drini” u promovua vepra “Jeta me laps e Nehat Islamit” me autor gazetarin Xheladin Rexhepi. Botimi i kësaj vepre të veçantë kushtuar doajenit të gazetarisë, ferizajasit Nehat Islami u mbështet nga Komuna e Ferizajt, gjersa me fjalë …
Më shumë...Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, jep dorëheqje bashkë me disa aktivistë e delegatë
Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri ka dhënë dorëheqje bashkë me dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas. Naim Qorri ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Enver Dugollit nga Qendra në Prishtinë dhe nga kryetarja e kësaj partie në …
Më shumë...Posta e Kosovës nderon periudhën e artë të pop-rokut kosovar të viteve ’80-ta
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri të pullave postare kushtuar periudhës së artë të muzikës pop-rok në Kosovë gjatë viteve të ’80-ta, për të nderuar grupet dhe artistët që kanë kontribuar në formimin e skenës muzikore të asaj periudhe. Gjatë …
Më shumë...RRGK; Komunikatë për media – Në mbështetje të nismës së Shkollës Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë
Ne, organizatat e poshtëshënuara, mbështesim fuqimisht nismën e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë për përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në formularët zyrtarë të shkollës për prindërit e fëmijëve. Kjo iniciativë, siç theksohet në komunikatën e shkollës, ka për qëllim promovimin e përfshirjes së plotë të të …
Më shumë...Barut Kolshi: Me 18 shtator përkujtohet çlirimtari Halil Kolshi – Koburja
Njoftojmë familjarët e dëshmorëve, veteranët, ish bashkëluftëtarë, miq e dashamirë, se me rastin e 2 vjetorit të përjetësimit të Halil Kolshit – Koburja, ish ushtar i denjë i UÇK- së, me datën 18 shtator 2024 nga ora 17:00 – 17.30, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në …
Më shumë...Sot u bënë 26 vjet kur policia serbe rrëmbeu veprimtarin, Xhavit Haziri, në Prishtinë dhe ia zhduku gjurmët
Më 17 shtator të vitit 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapoi dhe zhduku pa gjurmë, veprimtarin, Xhavit Haziri. Ai ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Qysh nga mosha e hershme mori pjesë në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri …
Më shumë...Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, eprori i ZON-ës, Ekrem Metushi-Rrapi
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj – Njoftim mortor. Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, eprori i ZON-ës, EKREM METUSHI – RRAPI. Me …
Më shumë...U nda nga jeta luftëtari i orëve të para, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi
Njoftohen qytetarët ferizajas, familjet e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë e veteranë të UÇK-së – dega në Ferizaj se të hënën me 16 shtator 2024 u nda nga jeta luftëtari i orëve të para, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Me këtë rast, në …
Më shumë...Sot në orën 16:30 në hapësirat e Sallës së Kuqe, fillon Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Sot fillon Edicioni i Shtatë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, e cila mbledhë krerë institucionesh, organizata të shoqërisë civile dhe ekpsertë në fushën e mjedisit dhe agjendës së gjelbër. Edicioni i ri do të fillojë sot nga ora 16:30 në hapësirat e Sallës së Kuqe, dhe do …
Më shumë...Forumi Ekonomik i Grave do të protestojë kundër vendimit të Qeverisë për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ 2024
Forumi Ekonomik i Grave ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të saj për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ 2024. Përkundër thirrjeve nëpërmjet letrave dërguar qeverisë ne nuk kemi marr asnjë reagim nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati. Lidhur me këtë ne Protestojmë …
Më shumë...Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi
Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi. Në ceremoninë e zbulimit të këtij busti kanë marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, etj. “Në Parkun afër …
Më shumë...Realizim i suksesshëm i projektit për t’u dhuruar arbëreshëve të Italisë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
Të dashur shqiptarë, Siç jeni informuar nga mediet në gjuhën shqipe, më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate ishte nisma që, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë, t’u dhurojë atyre shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Shtatorja e realizuar me mjeshtri të madhe nga skulptori nga Kosova, z. Gëzim Muriqi, pati një përkrahje të jashtëzakonshme nga mërgimtarët shqiptarë. Falë kësaj përkrahjeje, shuma e kostos së këtij projekti u realizua nga donacionet e mërgimtarëve shqiptarë. Pas hedhjes në bronz të shtatores dhe realizimit të plotë të skulpturës, Presidenca e Kosovës, si institucion i vetëm shtetëror që ndihmoi këtë projekt, mori përsipër të mbulojë shpenzimet e transportit nga Kosova në Sicili. Për kontributin që dhanë në realizimin e suksesshëm dhe inaugurimin e shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e themelimit të vendbanimit Hora e Arbëreshëvet, Shoqata “Hora e Skënderbeut” u shpreh mirënjohje: -të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët përkrahën financiarisht realizimin e këtij projekti, veçanërisht z. Veli Berisha si nismëtar dhe donatori më i madh financiar; -shoqatave dhe ansambleve kulturore dhe artistike, që veprojnë në shtetet perëndimore; -klubeve dhe bizneseve të ndryshme që kontribuuan për realizimin e këtij projekti; -Presidencës së Kosovës, si i vetmi institucion shtetëror që ndihmoi projektin, duke mbuluar shpenzimet e transportit të shtatores nga Kosova në Sicili. Një mirënjohje e veçantë shkon për autoritetet e bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe sidomos për kryetarin e saj, z. Rosario Petta, për bashkëpunimin e shkëlqyer që nga nisma jonë e deri në realizimin e këtij projekti, si dhe për qytetarët e Horës së Arbëreshëvet, për mikpritjen e jashtëzakonshme që treguan ndaj mysafirëve që kishin ardhur nga të katërta anët e botës, enkas për inaugurimin e shtatores. Të dashur shqiptarë, Pas realizimit të suksesshëm të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin përballë ndërtesës së bashkisë, përvoja pozitive e bashkëpunimit me autoritetet bashkiake të Horës së Arbëreshëvet rezultoi me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe Shoqatës “Hora e Skënderbeut”. Në të ardhmen shoqata jonë do të angazhohet në gjetjen e formave përkatëse për t’i kontribuuar kohezionit kombëtar dhe lidhjes sa më të fortë me arbëreshët e Italisë. Shoqata “Hora e Skënderbeut” fton të bashkohen në këtë nismë të gjithë shqiptarët që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që janë të bindur në domosdoshmërinë e përforcimit të kohezionit tonë shoqëror, …
Më shumë...Familja Tafilaj: Lamtumirë mikut dhe patriotit shqiptar, Profesor Ibrahim ZHUTA…!
Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e mikut tim dhe profesorit Ibrahim Zhuta. Familja Tafilj në Amerikë, por edhe në Kosovë, gjithmonë e kanë vlerësuar lart mikun e tyre, Ibrahim Zhuta, për veprimtarinë e tij kombëtare dhe familjare. Si prind, Ibrahimi rriti dhe kultivoi një familje bujare e atdhetare. …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
