leoni

Driton Çaushi

Çaushi: Qeveria kriminale dhe e korruptuar nuk ka fuqi ta ushtrojë sovranitetin në tërë territorin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka deklaruar për mediet se  një Qeveri kriminale dhe e korruptuar, e cila nuk ka fuqi ta ushtrojë sovranitetin në tërë territorin, nuk ka të drejtë të akuzojë Lëvizjen Vetëvendosje për aksionin e ndërmarrë në kufirin me Malin e Zi, për të treguar dëmin që po i shkaktohet Kosovës me demarkacionin. Po të kishim një Qeveri të përgjegjshme para qytetarëve dhe para përgjegjësisë që ka si pushtet, për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin e vet, nuk do të kishte nevojë që të kontestohet një gjë e tillë për dhjetë muaj, Aksioni politik ka qenë për të treguar gabimet që janë bërë dhe për faljen potenciale të tokës Malit të Zi, të cilën po synon ta bëjë kjo qeveri. Deklaratat me anë të cilave sulmohet Vetëvendosja, si qëllim kanë “shmangien e vëmendjes nga problemi thelbësor” ka thënë Çaushi.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …