Partia e Drejtësisë

Çerkezi: Vonesat e KQZ-së, po e dëmtojnë Partinë e Drejtësisë

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka vizituar degën e Gjilanit, ku u njoh për së afërmi me aktivitetet e kësaj dege. Me këtë rast u bë edhe kooptimi i disa anëtarëve të rinj në këtë degë e cila konsiderohet të jetë më e konsoliduara. Kryetari Çerkezi, përgëzoi drejtuesit e kësaj dege për angazhimin dhe përpjekjen që po e bëjnë që PD-ja në Gjilan, të jetë një alternativë e nevojshme për qytetarët e këtij rajoni. Duke folur për gjendjen aktuale në PD të krijuara pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Çerkezi tha se legjitimimi i strukturave të reja të PD-së nga ana e KQZ-së duhet të ndodhë sa më parë.

Vonesat nga KQZ-ja për të dhënë verdiktin e pritur, Çerkezi i ka quajtur të panevojshme, por edhe të qëllimshme, duke i bërë thirrje këtij institucioni që të kryejë obligimet e saja për çka është e thirrur, sepse kjo status- quo po e dëmton Partinë e Drejtësisë. Edhe Kyetarja e degës, Selvete Shurdhani, vonesat e KQZ-së, i ka vlerësuar si të pakuptimta dhe abuzuese, ngase sipas saj mbi 80 për qind e strukturave të PD-së, tashmë e kanë njohur kryetarin dhe strukturat e reja udhëheqëse. Në degën e PD-së në Gjilan, me këtë rast u anëtarësuan disa intelektualë, si juristë dhe veprimtarë të shquar e disa edhe themeluesit e parë të PD-së në këtë qyet.

Fidan Mustafa

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …