Dean Pineles: Është e vështirë t’i thuash popullit shqiptar se po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Din Pajnels, në një intervistë ekskluzive ka komentuar zhvillimet e fundit mbi Gjykatën Speciale. Ai mes tjerash thotë se në këtë proces është e vështirë t’i thuash popullit shqiptar se po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me 3 prill filloi gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por në aktakuzë nuk përfshihen pretendimet e raportit 27- faqesh të ish-senatorit zviceran Dick Marty, se në Kosovë ka pasur trafikim organesh. Ndërsa ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, thotë se nëse nuk do të ishin këto pretendime për trafikim organesh, me shumë gjasë Gjykata Speciale nuk do të formohej. Është diskutuar shumë gjatë për çështjen e trafikimit të organeve, duke filluar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, e deri tek ish-prokurori shtetëror zviceran, Dik Marty dhe Clint Williamson. Por tani siç edhe mund ta shihni, në aktakuzë nuk përfshihet trafikimi i organeve. Tash kjo çështje i takon vetëm historisë e jo procesit gjyqësor. Po të ishte ditur që në fillim se nuk ka pasur trafikim të organeve kjo gjykatë me shumë gjasë nuk do të ekzistonte. Gjykatësi i krimeve të luftës, vlerëson se është shumë e vështirë të thuhet se në këtë proces po gjykohen vetëm individët dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës .

Gjykata Speciale e ka përsëritur vazhdimisht se po gjykohen vetëm individët e jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por unë e kam vështirë ta bëjë dallimin.

Vënia në gjyq e 4 komandantëve të UÇK-së e më pas të thuash se nuk po gjykohet organizimi gueril i tyre është e vështirë për t’ia shitur opinionit shqiptar. Unë mendoj se shqiptarët po e shohin se këtu po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai është shprehur i befasuar që prokurorisë do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat kundër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij kjo është një periudhe jashtëzakonisht e gjatë dhe se gjeneratat e reja mund ta shohin me ndryshe historinë e Kosovës.

Prandaj e kuptoj shumë mirë dëshpërimin që ka populli i Kosovës. Ata kanë të drejtë të mendojnë se kjo gjykatë është e anshme duke pasur parasysh që në Serbi nuk po ndiqen kriminelet e luftës gjatë kësaj periudhe. Duhet ta pranojmë të vërtetën se ishin kriminelet serbë autorët kryesor të kësaj lufte”, shprehet Pineles.

Që te katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …