Komuna e Deçanit përmes një postimi në Facebook njofton gjithë të interesuarit e në veçanti bashkëatdhetarët tanë nga Diaspora që të bëhen pjesë e Javës së Diasporës, e cila sjell një program të pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe festive, duke iu bashkuar me vendlindjen dhe me njëri-tjetrin.
Java e Diasporës nisë me 29 korrik dhe zgjatë deri më 1 gusht 2026.
Takimet organizohen në Kompleksi Kulturor “Fetnete Ramosaj” në Deçan nga ora 19:00.
Mirë se vini në Deçan! Ju mirëpresim me kënaqësi!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
