Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t’i siguruar votat

Deputeti nga radhët e Listës serbe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, Igor Simiq ka akuzuar kryetaren e Kuvendit se po sulmon deputetët e këtij subjekti, duke i sqaruar asaj  se në këtë pozitë ajo ka ardhur me votat e Listës Serbe. Ai ka akuzuar  Osmanin se ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për të siguruar votat. “Po ua përkujtoj se në korridoret e kësaj ndërtese keni vrapuar që të siguroni dhjetë vota për zgjedhjen tuaj dhe atëherë nuk ishte në pyetje as politika e Listës Serbe dhe as veprimet e saj. Përnjëherë kjo ndryshoi dhe këtë ju mund ta shpjegoni. Simiq ka mohuar pohimet se zëvendës-kryeministri Goran Rakiq ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës për shpalljen e gjendjes së karantinës në veri, duke vepruar kështu në pajtim me urdhrat e Serbisë dhe presidentit të saj,  Aleksandër Vuçiq. Simiqi është shprehur kundër projektrezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb. Ndërkohë Kyetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,  e cila i ka quajtur gënjeshtra pohimet e Igor Simiq se ajo ka kërkuar votën e Listës Serbe për t’u zgjidhur kryetare e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …