Diplomati austriak, Jan Kickert, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Diplomati austriak, Jan Kikert, i cili  kishte shërbyer në Beograd gjatë viteve 1997-1999, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në gjykimin  kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë kohë kishte shërbyer si sekretar në Ambasadën e Austrisë në Beograd. Aktualisht Kickert shërben si ambasador austriak në Romë. Në periudhën 1998-1999 ishte dërguar si asistent special i Bashkimit Evropian në Kosovë e nga viti 1999 deri më 2000 ishte këshilltar politik i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …