Astrit Dehari

Disa medie botërore me ndikim shkruajnë për vrasjen e Astrit Deharit, pas publikimit të ekspertizës zvicerane

Disa medie botërore me ndikim shkruajnë për rastin Dehari, pas publikimit të ekspertizës zvicerane.  The New York Times, rihapjen e hetimeve e pason me lajmet nga një ekspertizë zvicerane e forenzikës, ku thuhet se  vdekja e Astrit Deharit ka të ngjarë të jetë një vrasje, e jo një vetëvrasje, sikur ishte konstatuar më parë. Në shkrimin e interpretuar  nga agjencia Associated Press, thuhet se prokuroria po i përgjigjej raportit, të publikuar të enjten, për atë që i ndodhi Astrit Deharit, kur ai u gjet i vdekur në nëntor të vitit 2016, ndërsa ishte në paraburgim. Për  vdekjen e Astrit Deharit kanë shkruar edhe disa medie të Zvicrës. Përmes një artikulli të titulluar, “Raporti zviceran shkakton trazim në Kosovë” dhe një mbi titull “Vdekja misterioze e një politikani të lindur në Bern”, mediumi zviceran vë në pah faktin se pas vdekjes së aktivistit politik Astrit Dehari në një burg të Kosovës, ekspertë nga Lozanë dyshojnë lidhur me qëndrimin  zyrtar të vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …