Doli nga shtypi libri, “Gjergja me Adema II” i autorit, Selman Dervishi

Doli nga shtypi libri, “Gjergja me Adema II” i autorit, Selman Dervishi

Doli nga shtypi libri, “Gjergja me Adema II” i autorit,  Selman Dervishi. Autori i këtij libri  është veprimtar dhe krijues, i cili qysh pas mbarimit të luftës jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasionin e tij për fjalën e meditimin poetik i  ka paraqitur  deri tani në 22 libra të botuara prej vitit 2000. Krijimtaria letrare e artistike e Selman Dervishi është e veçantë si për nga procedimi letrar, ashtu edhe nga forma e brendësia. Autori tashmë ka krijuar një stil specifik të narracionit, qoftë në prozë apo në poezi. Tema e të gjitha veprave të tij është kryesisht e ngjyrosur  me përmbajtje kombëtare, me hymnizim romantik të së kaluarës, në mbështetje të një idealizmi tipik kombëtar, i cili ka marrë hov sidomos pas luftës çlirimtare dhe fitimtare të UÇK-së, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve për integrim sa më të fuqishëm brendakombëtar.   Libri ka 338 faqe shtypi “Shkrola” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike: Fjalori i madh i gjuhës shqipe, nga sot, online për përdoruesit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me vendimin nr. 1, datë 06.01.2026, “Për hapjen e platformës …