leoni

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, mban takim pune me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare…

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, mban takim pune me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe Komitetit Lokal për Siguri Publike në Gjakovë

Gjakovë, 4 mars 2023

Sot, më datë 04.03.2023 me ftesë të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë Kolonel Lumni Graishta u mbajt takim pune me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe Komitetit Lokal për Siguri Publike në Gjakovë ku u diskutuan çështje të sigurisë së përgjithshme  në Rajonin e Gjakovës dhe ato të lokaliteteve të veçanta brenda zonës së përgjegjësisë.

Në takim përveç përfaqësuesve të Policisë së Kosovës morën pjesë edhe përfaqësues të :

  •         Bashkësisë Islame të Kosovës me seli në Gjakovë
  •         Përfaqësues të Kishës Katolike
  •         Përfaqësues të Tarikateve dhe
  •         Komitetit Lokal për Siguri Publike.

Drejtori Rajonal, në emër të Policisë së Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin e çmuar që kleri fetar ka dhënë e po jep në sigurinë e përgjithshme përmes autoritetit të tyre të pakontestueshëm tek komunitetet fetare që përfaqësojnë si dhe kërkojë thellimin e bashkëpunimit për çështje që lidhen me sigurinë në komunitetet e tyre dhe atë të përgjithshme, me theks në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe atyre kundërligjore  duke filluar nga problemet dhe rreziqet në komunikacionin rrugor, vjedhjet dhe vepra tjera penale kundër pasurisë, posedimi dhe përdorimi i kundërligjshëm i armëve nga të rinjtë, përdorimi i drogave dhe substancave tjera të rrezikshme, deri tek domosdoshmëria e angazhimit të përbashkët në identifikimin e personave me prirje radikale.

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që të vazhdojnë dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me Policinë e Kosovës me qëllim ofrimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët. 

Me respekt.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Kastrati: Regjistrimi i popullsisë në vendin tonë, do të bëhet nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion 200 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar mbi 1 …