Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNj ka reaguar kundër fyerjeve dhe linçimeve që po i bëhen deputetes, Ganimete Musliu, pasi kritikoi Albin Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të enjten,  ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Fjalimi i saj erdhi pasi Kurti e përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja, Musliu. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi publik ka thënë se pas këtij diskutimi ka filluar fushatë kundër Musliut, duke e fyer me fjalët më të rënda. “Si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen”, thuhet në komunikatën për media. KMDLNj tutje shton se liria e fjalës dhe e shprehjes si të drejta elementare të njeriut, nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta, por edhe me standardet morale minimale.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …