DW: Braktisjet nga Kishat Katolike në Gjermani janë alarmante. Në vitin 2021, u larguan 359.000 vetë, në vitin 2022, 523.000 anëtarë

Numri i njerëzve u larguan nga Kisha Katolike në Gjermani nuk ka qenë kurrë kaq i lartë sa vitin e kaluar. Në një statistikë të publikuar nga Konferenca e Ipeshkëve Gjermanë flitet për rreth 523.000 vetë.

Largimet nga Kisha Katolike në Gjermani kanë arritur një nivel rekord.  Në vitin 2021, ia kthyen shpinën Kishës rreth 359.000 vetë, që ishte një rekord për atë kohë. Rreth 21 milionë vetë janë në Gjermani ende pjesëtarë të Kishës Katolike.

 

Abuzimet mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për braktisjet e shumta

Veçanërisht pas prezantimit të një ekspertize për abuzimet në Kryedioqezën e Mynihut dhe Freisingut dhe diskutimit për bashkëfajësinë e Papa Benediktit XVI, i cili ndërroi jetë, numri i largimeve është rritur ndjeshëm.

Presidenti i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, ipeshkvi Georg Bätzing, e quajti alarmant numrin e largimeve. Megjithatë ai bëri thirrje që njerëzit të mos dekurajohen. Për të është e rëndësishme të zbatohen vendimet e marra në kuadër të rrugës sinodalale për reformën e kishës, tha Bätzing.

Presidentja e Komitetit Qendror të katolikëve gjermanë, Irme Stetter-Karp, tha se ishte e pikëlluar, por edhe jo e befasuar. Besimi te kisha ka humbur, veçanërisht për shkak të skandalit të abuzimeve, tha ajo. Megjithatë, kisha nuk tregon vendosmëri të mjaftueshme për të zbatuar vizionet për të ardhmen e jetës së krishterë në kishë, kritikoi më tej Stetter-Karp.

‘Taksa e kishës në Gjermani

Pjesëtarët e regjistruar të kishës në Gjermani paguajnë një “taksë kishe” – midis 8% dhe 9% të të ardhurave të një individi – që shkon drejtpërdrejt në kishën e tyre, qoftë ajo katolike apo protestante, mbi milionat e paguara nga shteti me paratë e taksapaguesve.

Humbja e pjesëtarëve që paguajnë do të thotë gjithashtu një humbje fondesh për kishën, fonde që përdoren për të mbajtur komunitetet edhe në rajonet më rurale të vendit.

“Kisha Katolike po vdes me një vdekje të dhimbshme para syve të publikut”, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Thomas Schüller, një ekspert në të drejtën kanonike katolike në Universitetin e Munsterit dhe vëzhgues i ngushtë i Kishës Katolike Gjermane.

Edhe protestantët largohen  shpesh nga kisha

Kisha Protestante gjithashtu humbi më shumë pjesëtarë në 2022 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave të EKD, numri i tyre ra me 2.9 për qind në 19.15 milionë persona. Në vitin 2021, rënia ishte 2.6 për qind. Janë mbi të gjitha largimet nga kisha që janë rritur dukshëm. Vitin e kaluar ato arritën në 380.000. /DW

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …