Edi Rama: Forcat e Armatosura të Shqipërisë, i kanë shkuar në ndihmë Kosovës pas përmbytjeve në disa komuna të vendit

Edi Rama: Forcat e Armatosura të Shqipërisë, i kanë shkuar në ndihmë Kosovës pas përmbytjeve në disa komuna të vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka njoftuar se njësite të Forcave të  Armatosura kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Kosovës pas përmbytjeve të disa komunave nga reshjet atmosferike. Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar, kryeministri Edi Rama në një postim të tij. Ndër qytetet më të dëmtuara nga vërshimet janë Skenderaj, Burimi, Klina e Mitrovica, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi banimi e objekte afariste.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …