Edi Rama: Të gjitha familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe të Vlorës

Edi Rama: Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë s’mund të arrihet pa pasur marrëveshje edhe me vendet e tjera

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar. Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidh këto dy shtete. Qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara edhe shumë marrëveshje me qëllim që të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve, por ende mungon një marrëveshje për lëvizje të lirë. Pas takimeve të fundit në nivel të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad dhe Ohër, ku Kosova nuk mori pjesë, Shqipëria po e sheh çështjen e lirisë së lëvizjes më shumë në kontekstin e një “Mini-Shengeni” ballkanik dhe jo të një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Tani çështja e kufirit Kosovë – Shqipëri nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po theksohet se nuk mund të arrihet mes dy shteteve, pa pasur marrëveshje edhe me vendet tjera të rajonit.  Ndërkohë kandidati për kryeministër të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri Rama ka bërë gabim në hapa lidhur me nismën rajonale “Mini shengeni” ballkanik.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …