leoni

Alon Ben Meir

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia në lidhje me Kosovën duhet ta ndjek shembullin e Gjermanisë

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka thënë se Serbia në lidhje me Kosovën duhet ta ndjek shembullin e Gjermanisë, e cila ka kërkuar falje për krimet në luftën e Dytë Botërore. Profesori Ben Meir thotë se Serbia duhet të kërkojë falje për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, nëse aspiron integrimin në BE. Me kërkim faljen ndaj viktimave të luftës do të hapte një faqe të re drejt njohjes së Kosovës dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vende. “Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel”, ka thënë Ben Meir.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …