Brickos

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime nga fushëveprimtaria e saj

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime nga fushëveprimtaria e saj

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, e 48-ta me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe politika të ndryshme të fushave të saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit legjislativ të viti 2020. Sipas vendimit të aprovuar, Projektligji i punës dhe Projektligji për pushimin e lehonisë dhe prindëror fuzionohen në një ligj të vetëm i cili do të miratohet deri më 15 dhjetor 2020. Ndërsa shtohet ne Programin legjislativ për vitin 2020 miratimi i Projektligjit për ratifikimin dhe amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore, numër 10. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka dhënë mendimin për tri nisma legjislative të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …