Enver Hasani

Enver Hasani: mund të ndodhnin ndryshime kushtetuese nëse kërkohet që ASK-ja të themelohet me Ligj Special

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin ASK-në kategori kushtetuese. Dhe në këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi ASK-në për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë qendrore të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, Hasani që dikur akuzohej si dora e Hashim Thaçit në Gjykatën Kushtetuese, flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dëmin që po i kanoset Kosovës dhe mungesën e legjitimitetit dhe mandatit kushtetues të Thaçit për të përfaqësuar Kosovën në dialogun që po lehtësohet dhe mbahet në Bruksel. Hasani kishte deklaruar ditë më parë në mediat vendore se mund të ndodhnin ndryshime kushtetuese  nëse kërkohet që ASK të themelohet me Ligj Special. Ndryshime këto që sipas tij do ta shndërronin ASK-në në materie kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …