Limaj

Fatmir Limaj ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për të përmbyllur sa më parë dialogun me Serbinë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për të përmbyllur sa më parë dialogun me Serbinë. Limaj ka thënë se spektri politik në Kosovë, pozitë e opozitë janë për dialog, i cili sipas tij do të ketë si përfundim njohjen e Kosovës. Kemi kohë të mjaftueshme deri në shtator që Kosova të ndërtojë grupin e unitetit, një ekip të përbashkët që reflekton konsensusin sa më të gjerë të forcave politike dhe pastaj të fillojë dialogu, që do të shkon në një marrëveshje obliguese ndaj të dyja palët dhe marrëveshje që qon drejt për njohjen e Kosovës. Limaj ka thënë se është momenti kur të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Ai ka insistuar se në tema të mëdha nuk duhet të ndahen pozitë e opozitë, por duhet të punojnë bashkë.“Në këtë proces duhet të jetë një konsensus sa më i gjerë i të gjitha forcave politike. Jemi të interesuar të gjithë që të përmbyllin çështjen me Serbinë që na çon drejt njohjes formale, por ne duhet të dimë afatin, kohën dhe ku është objektivi ynë. Edhe opozita dëshiron të krijohet një ekip i përbashkët i unitetit dhe të gjithë të punojnë për këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …