leoni

Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj thotë se prioriteti i PDK-së është që të shtrihet mësimi gjithëditor në të gjitha shkollat e Kosovës

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se prioriteti i PDK-së është që të shtrihet mësimi gjithëditor në të gjitha shkollat e Kosovës. Hoxhaj, ka bërë të ditur se qeveria e ardhshme e PDK-së do ta ketë prioritet shtrirjen e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën. Ai, gjithashtu ka thënë se me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim, PDK do të sigurohet që të gjitha shkollat të kenë lidhje internet dhe të gjithë nxënësit të pajisen me tablet. “Një mëngjes i hareshëm në shkollën “Jeromin de Rada” në Ferizaj, ku takova shumë mësimdhënës dhe nxënës, përplot vullnet për të qenë pjesë e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës. Së bashku me kolegët Agim Aliu dhe Elmi Reçica theksova se qeveria e ardhshme e PDK-së do ta ketë prioritet shtrirjen e mësimit gjithëditor në gjithë Kosovën. Me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim, do të sigurohemi që të gjitha shkollat të kenë lidhje internet dhe të gjithë nxënësit të pajisen me tablet. Në këtë mënyrë, nxënësit tanë do të jenë në hap me nxënësit në shtetet perëndimore dhe do të kenë mundësi që mësimin ta zhvillojnë në hap me trendet inovative botërore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …