Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-ambasadorin, Viliam Voker

Enver Hoxhaj thotë së trashëgimitë kulturore të një vendi janë pasuri e trashëgimisë botërore, që na mrekullojnë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, ka uruar festën e Kurban Bajramit, duke ndarë edhe një përvojë personale. Hoxhaj, ka thënë së trashëgimitë kulturore të një vendi janë pasuri e trashëgimisë botërore, që na mrekullojnë për bukurinë dhe qëndrueshmërinë në kohë. “Prej xhamive më të bukura që kam parë, nga 30 vende muslimane që i kam vizituar, e veçoj gjithnjë xhaminë e madhe në Sanaa të Jemenit. Trashëgimitë kulturore të një vendi janë pasuri e trashëgimisë botërore, që na mrekullojnë për bukurinë dhe qëndrueshmërinë në kohë. Të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë e botë, urime festa e Kurban Bajramit! Të lutemi dhe të angazhohemi të gjithë së bashku, për më shumë paqe, tolerancë e mirëkuptim mes njëri-tjetrit dhe për shtëpitë tona plot begati!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …